Dikur hajdutëve u prisnim duart dhe veshët në disa fshatra
Fuçia e naftës ulet në mënyrë drastike, kurse në Shqipëri, çmimi i naftës vetëm ngrihet. Kjo nuk ka sens. Për tregun shqiptar, fuçia në dashtë të ngrihet, në dashtë të zbresë, nuk paska rëndësi?
Çmimi aktual është i vlefshëm për disa muaj përpara, sepse fuçia po shkonte 120 $. Tani po zbret poshte 40 $ për fuçi. Si mund të jetë i njëjti çmim?
Kjo është një vjedhje e pastër. Qeveritë e bëjnë syrin qorr e veshin shurdh aty, por njerëzit vetë nuk mund të pajtohen me këtë gjendje. Çfarë presim xhanëm, të vijnë të na fusin tubin e naftës në hundë? Si ka mundësi që nuk shkakton irritim kjo vjedhje? Është mashtrim i hapur, publik. Dikur hajdutëve u prisnim duart dhe veshët.