E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kush punon mirë, shpërblehet, së paku është reale

Amerika eshte endrra e shqiptareve, toka e premtuar. Pajisja me vize amerikane eshte fillimi i nje jete tjeter. Duhet te jesh i qarte qe mergimi quhet MERGIM! Financat perbejne, jo pak problem ose problemi kryesor. Duhet te te prese dikush ne Amerike, por duhet ta vleresosh po te priti dikush, edhe kur ke lidhje gjaku. Sapo ve kemben e pare ne doganen amerikane, te urojne: “Mire se erdhe ne SHBA!”.

Per ata aplikante (shumicen), qe nuk flasin anglisht, puna e pare eshte fillimi i mesimit te gjuhes angleze, vete apo me kurse private, a ne kolegje. Nderkohe, pajisja me patente amerikane per te ngare makinen, nuk duhet te vonoje. Ka shume shtete ku teoria jepet me shkrim ne gjuhen shqipe. Por, praktiken duhet ta kesh pervetesuar qe ne Shqiperi, ose do te kushtoje kohe dhe para. Edhe pa makine ben, po pune te hajrit nuk gjen afer vendbanimit. Kerkimi per nje apartament me qira eshte nje siklet tjeter, nese ndihmen e ke te paket.

Prezantohu me emrin tend tek personat qe duhet te interesohesh per shtepi, per pune. Nuk duhet te ndihesh i vetmuar; kjo eshte çeshtja. Do te detyrohesh te besh dhe pune te renda sa te perballosh jetesen dhe, duke avancuar ne anglisht, duke krijuar lidhje me miqte e tu qe jetojne ne SHBA, duke kerkuar vete vende pune, behesh me praktik e me efikas. Por, së paku SHBA-ja, është vendi ku thënia: “Kush punon mire shperblehet”, është një e vërtetë reale, jo pordhë politikanësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›