E Diel, 1 Nëntor 2026

"Epo, këtë e dimë, për atë zot, mos harxhoni frymë

Në diskutimin për Skënderbeun, debatuesit duhet të kenë parasysh që, çfarëdo versioni historik që mund të dalë, ai mbetet njësoj afër dhe larg së vërtetës, sa ç’është edhe versioni që disa e quajnë “krijim të nacional-socializmit” shqiptar.

E them këtë, sepse është e vështirë të gjykojmë sot kush ishte Skënderbeu në atë plan që kritikët e historisë aktuale, e duan. Çfarë Skënderbeu puritan po kërkojmë? A ua ha mendja se ndonjë hero nacional, i cilitdo vend, ka qenë një njeri perfekt? Sigurisht që nuk ka njerëz perfektë. Këtë duan të në mësojnë kritikët? Epo, këtë e dimë, për atë zot, mos harxhoni frymë.

Artikullin e z. Lubonja, unë po e veçoj. Kishte në të shumë argumentime logjike dhe përfundime të sakta. Por, u befasova nga një gabim shkollor.

E kam fjalën te metoda e argumentimit. Fatosi, në vend që të argumentojë mitin për Skënderbeun, ai e merr atë si fakt të mirëqenë. Ai nuk argumenton premisat e gjykimit të vet, por i instalon ato si aksioma. Siç dihet, aksiomat janë premisa që nuk duhet të argumentohen. Nëse kjo do të pranohej, atëherë dekonstruktistët gjithmonëë do të fitojnë në debate. Ata do të humbin lumturinë, imazhin e shën Pjetrit që e mund kuçedrën (mitin) vetëm nëse kërkohet t'i dëshmojnë shkencërisht pretendimet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›