E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dikur thoshte: Vetëm idiotët lexojnë. Sot është drejtor

Njoh dikë me të cilin kam qenë i njohur në shkollë të lartë. Shprehja e tij e preferuar ishte “vetëm idiotët lexojnë”. Sot ai është drejtor.

Pagoi për provimet ose thjesht futi miq nga ata që nuk u bëhet fjala dysh. Të paktën në arsimin e lartë duhet të jemi seriozë. Shumëkush thotë se do ndryshojë, por mua s’më nevojitet një ndryshim i tillë për aq kohë sa mua po ma hedhin jetën në plehra vetëm sepse babai im s’është milioner dhe nuk ka ndonjë mik të fortë.

Dhe nuk është problemi thjesht se merr një diplomë pa zotësi reale. Problemi është që pikërisht shumë nga këta të diplomuar falsë, punësohen lehtë. Si mund t’i besosh një post drejtues,(jetën tonë) një njeriu i cili çdo provim e ka marrë me anë të ryshfetit a mikut. Çfarë parimesh do ketë ai për jetën?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›