Dikush i flet rëndë Berishës me sms, teksa po zgjidhej Presidenti
Raca e foto-reporterit nuk është shumë e përhapur në Shqipëri. E megjithatë ka tek-tuk prurje interesante. Si përshembull në këtë rast të vënë në dispozicion të Respublica-s nga një foto-reporter i pranishëm në seancën e votimit për president të Bujar Nishanit. Ai ka arritur të fotografojë nga lart ekranin e celularit të… kryeministrit Sali Berisha. Dhe vëreni çfarë shkruhet në njërin nga mesazhet (ekzistojnë disa të tilla në këtë set fotografik). Në celularin e Berishës lexohet ky mesazh (më saktë fillimi i një mesazhi që vijon në disa foto të tjera): Sa keq për ju. Ku e çove vendin vetëm për interesin tënd… (vijon një ose dy fjalë të zëna nga gishti i Berishës) e më pas fjala grupi, e shoqëruar nga fjalët bastarde që, sipas shumë gjasash, nuk i adresohet Berishës, por dukurive që mesazh-dërguesi denoncon (numrin e telefonit e kemi fshirë; fotot më të qarta janë të postuara në rubrikën Fotografi nga Lexuesit).
http://respublica.al/artikuj/2012/6/14/dikush-i-flet-rende-berishes-me-sms-teksa-po-zgjidhej-presidenti