E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odeta Nishani, më e pasura ndër Zonjat e Para shqiptare

Share

Odeta Nishani, bashkëshortja e Bujar Nishanit, është më e pasura ndër Zonjat e Para që ka pasur Shqipëria, raporton Shqip. Edhe vetë Bujar Nishani pati deklaruar se pasurinë e ka nga ana e së shoqes, familja e së cilës ka qenë familje tregtarësh të pasur në Durrës. Në deklarimet e pasurisë shihet se Odeta Nishani ka në pronësi tre shtëpi dhe dy dyqane në zonën e Durrësit. Po ashtu ata kanë një shtëpi në Tiranë, të cilën e paguajnë me kredi. Këtu Odeta dhe Bujari janë bashkëpronarë. Ata kanë marrë një kredi 43 milion lek për këtë apartament në zonën e Selitës në Tiranë.

Odeta Nishani aktualisht mban detyrën e drejtoreshës së Studimit të Tregut dhe Statistikave Turistike në Ministrinë e Kulturës e Turizmit.

Pasuritë e zonjës Nishani

-Shtëpi banimi me sipërfaqe 99 metër katror në rrugën Skënderbej, Durrës

-Shtëpi banimi me sipërfaqe 68 metër katror në rrugën A.Goga, Durrës

-Dyqan me sipërfaqe 60 metër katror në rrugën Dëshmorët, Durrës

Shtëpi banimi me sipërfaqe 40 metër katror në Plazh, Durrës

-Dyqan me sipërfaqe 100 metër katror në rrugën Dëshmorët, Durrës

-Shtëpi në Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 152 metër katror

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›