Dikush shkatërron, dikush pastron
Përderisa huliganët anglezë po grabisin, po djegin dhe po shkatërrojnë pjesë të ndryshme të Londrës, pjesëtarët e grupit muzikor Chiefs po e pastrojnë qytetin.
Në fakt, grupi Kaiser Chiefs ka lansuar nismën për pastrimin e kryeqytetit të Britanisë së Madhe, në të cilin tash disa ditë kanë shpërthyer trazira.
Të armatosur me fshesa dhe brusha, frontmeni i grupit Ricky Wilson dhe batisti, Simon Rix, iu kanë bërë thirrje njerëzve të vullnetit të mirë “që t’i ndihmojnë qytetit”.
Grupi vendosi për këtë nismë i inspiruar nga banorët e Britanisë së Madhe, të cilët paraprakisht lancuan aksionin “Njihe Grabitësin”, por edhe nga fakti se Kaiser Chiefs më së shumti njihen për këngën e tyre “I Predict Riots” (Po Paralajmërojë Trazira).
Përmes rrjetit social Twitter, djelmoshat iu kanë bërë thirrje banorëve të Londrës që, “nëse janë duke afër, të marrin me vete nga një fshesë dhe të fillojnë të ndihmojnë”. Në ndihmë u erdhi edhe këngëtarja Kate Nash. Pastrimi filloi nga lagjja Clapham...