Dilaveri merr pikë maksimale

Zgjedhjes së drejtorit të Ansamblit Kombëtar të Këngës dhe Valleve “Shota” po i vjen fundi.
Komisioni disa anëtarësh ka bërë vlerësimin e të gjithë kandidatëve konkurrentë për këtë post, derisa burime të Express marrin vesh se pikët maksimale i ka fituar ushtruesi i detyrës së drejtorit të deritanishëm të këtij institucioni, Dilaver Kryeziu.
Kryeziu ka pasur në konkurrencë edhe dy konkurrentë të tjerë dhe ata janë Sylejman Shala dhe Agron Shala.
“Pikët maksimale i ka fituar Dilever Kryeziu”, thotë shkurt ky burim i Express.
Ndërsa edhe pse Kryeziu ka fituar pikët maksimale propozimi apo emri i tij do t’i kumtohet Ministrit Beqiri, i cili do ta jap edhe fjalën e fundit.
“Pritet që Ministri Beqiri të mbar vendimin”, shtoi ky burim i Express.
Express ka tentuar të marrë informata nga zyra për informim e Ministrisë së Kulturës, por zyrtarë të kësaj Ministrie nuk kanë qenë të gatshëm të flasin gjatë gjithë ditës së djeshme.
Në anën tjetër Kameron Goranci, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës brenda komisionit vlerësues thotë se rangimi dhe poentomi iu janë dërguar Minsitrit Beqiri qysh në ditën e premte.
“Të gjitha emrat dhe vlerësimet iu janë dërguar Minisitrit Beqiri. Ndërsa atij i takon që të marrë vendim apo jo. Çka vendos Ministri është nën autorizimin e tij”, tha Gornaci për Express.
Goranci nuk deshi të tregojë se cili prej kandidatëve ka fituar më së shumti pikë në vlerësimin e Komisionit.
“Ministri do ta bëjë emërimin ndërsa nëse ka parregullsi atëherë do ta bëjë edhe anulimin”, tha Gornaci.
Ndërsa burime brenda MK thonë se Minsitri Beqiri do ta marr vendimin definitiv qysh gjatë ditës së sotme ose më së largu të nesërmen.