Çfarë po fsheh Kina?

Kina do të vazhdojë garën e riarmatimit, por këtë vit ka planifikuar një ngadalësim në buxhetin për Forcat e Armatosura, çka rezulton të jetë hera e parë pas njëzet viteve të fundit që shifra e buxhetit shkon poshtë dyshifrorit.
Zëdhënësi i Asamblesë Kombëtare, domethënë i Parlamentit kinez, Li Zhaoxing, njoftoi se buxheti ushtarak për vitin 2010 do të jetë rreth 532.115 miliardë jenë. Pra, bëhet fjalë për rreth 78 miliardë dollarë, i cili është buxheti i dytë i mbrojtjes në botë pas SHBA-ve me 664 miliardë, që këtë vit pothuajse përbëjnë gjysmën e shpenzimeve ushtarake të botës.
Kina parakalon në shpenzime ushtarake rivalë të tillë si Japonia dhe Britania, e cila deri tani ka ndjekur SHBA-në në renditjen e ndarjeve më të mëdha për pajisjet ushtarake, por në krahasim me buxhetin e 2009, Kina është duke u rritur me "vetëm" 7,5 për qind (plus 14,5 për qind në 2008 dhe 14,9 për qind në 2007). Sigurisht kriza financiare botërore ka goditur rëndë edhe Kinën, duke kufizuar kështu fondet publike për shpenzime, por ka shumë gjasa që Pekini ka për qëllim t’i tregojë botës se ka një ngadalësim në zgjerimin e shpenzimeve ushtarake dhe ka shumë mundësi që këto të dhëna të jenë të pavërteta.
Kina komuniste nuk ka pasur ndonjëherë një buxhet ushtarak transparent dhe analistët amerikanë të Pentagonit, që përgatisin raportin vjetor - Military Power Report “të fuqisë ushtarake kineze”, theksojnë se shumica e investimeve në këtë sektor ushtarak fshihen nën investime të tjera të zërave të buxhetit.
Blerja e armëve dhe e pajisjeve ushtarake jashtë vendit (kryesisht në Rusi), por edhe nga industria gjigante kombëtare e armëve dhe kostot e forcave strategjike, që përmbajnë në inventar qindra raketa balistike me rreze të mesme dhe të gjatë, financohen nga fonde të posaçme që s’janë të përfshira në buxhetin e mbrojtjes.
Pentagoni mendon se në vitin 2009 burimet e vërteta të ndara për zërat e forcave ushtarake të Kinës përbënin rreth 105/150 miliardë dollarë, një shifër që mund të rritet këtë vit. E vërteta është se përqindja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të përkushtuar në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes do të rritet nga ajo zyrtare 1.5 %, çka matet të jetë në të vërtetë rreth 3 %.
Krejt ky fond merr kuptim po të kemi parasysh nevojën për modernizim në të gjitha fushat që ka makineria ushtarake kineze me 2 milionë efektivë, me 50 anije të kalibrit të madh luftarak (një avionmbajtëse të tipit rus, është duke kaluar nëpër fazat e ri-modernizimit), me 35 nëndetëse, prej të cilave gjashtë bërthamore, me 15 mijë tanke, apo edhe me arsenalin e vjetërsuar të rreth një mijë avionëve e 500 helikopterëve, të cilët tashmë vlerësohet se nuk janë shumë konkurrues. (Panorama)