Berisha: Përshëndet çmimin e Sandra Bullock
tju uroj gëzuar këtë ditë e cila nisi me shenjën e triumfit të gruas. Kathryn Bigelow u bë gruaja e parë që të fitojë dhe të meritojë gjashtë çmimet Oscar të këtij viti me filmin e saj The Hurt Locker, por duhet të jemi të sinqertë se nga të gjitha ato çmime që u dhanë aty, më e merituara ishte Sandra Bullock. Pra, nuk është se nuk u vlerësuan edhe artistë të mëdhenj, mirëpo shkëlqimi i zonjave ishte aq i madh saqë të tjerët, pavarësisht nga çmimet që morën, ishin si në hije. Rajmonda, gjëja më mahnitëse ishte se Sandra Bullock një ditë më parë mori çmimin si artistja më e keqe e vitit dhe një ditë më pas u nderua me çmimin Oscar si artistja më e mirë, u shpreh kryeministri. Më tej ai shtoi, se radhë ndodh që i njëjti person të pushtojë të gjithë spektrin, siç ndodhi me këtë artiste të madhe, për të cilën më thonë se ka gjyshe me origjinë shqiptare.