E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavlyuchenko pëlqen Lokomotivën

Lokomotiv Mosca llogarit ende te Roman Pavlyuchenko, të cilin po mendon ta transferojë në Rusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Pasi dështoi në tentimin e parë në janar, klubi moskovit do të mundohet ta bëjë këtë në qershor, siç shpjegon presidenti Nikolay Naumov, për Daily Mail.

“Kemi biseduar me Roman. Ai dëshiron të rikthehet në Rusi dhe nëse e bën këtë, do ta bëjë vetëm për të ardhur te ne”, tha Naumov. Në janar, Lokomotiv kishte ofruar 10. milionë funte për 28 vjeçarin e Tottenhamit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›