Njohja e Kosoves Topalli me homologen pakistaneze
Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u takua me homologen e saj pakistaneze Fahmida Mirza, ardhja e se cilës në Tiranë shënon edhe vizitën e parë të një kreu të parlamentit të Pakistanit në Shqipëri. Mes tyre është biseduar për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve sidomos në sektorin ekonomik.
Ato kanë hedhur idenë e ngritjes së një komisioni parlamentar të përbashkët jo vetëm për të shkëmbyer përvoja legjislative por për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat. Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vlerësoi qendrimet pozitive të Pakistanit ndaj Kosovës, si gjatë luftës ashtu edhe pas shpalljes së Pavarësisë, dhe theksoi se Shqipëria do ta vlerësonte shumë që Pakistani të çonte më tej këto qëndrime duke njohur pavarësinë e Kosovës, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.”
Nga ana e saj, zonja Mirza theksoi se Pakistani e ka seriozisht në konsideratë çështjen e Kosovës dhe se çdo vendim do të merret në përputhje me principet dhe ligjet ndërkombëtare.gjatë komunikimit me median zonja Topalli është shprehur edhe për kthimin në kuvend nga ana e presidentit të ligjit për menazhimin e integruar të mbetjeve, duke theksuar se do të veprohet sic parashikojnë ligjet dhe kushtetuta. Në rastet e kthimit të ligjeve për rishqyrtim në Kuvend, parlamenti mund të rrëzoj dekretin e kreut të shtetit, por edhe mund të marr në konsideratë vërejtjet e bëra nga ai, duke bërë përmirësimet e nevojshme në ligj.
Taulanta Boja