Greqia i drejtohet energjise diellore per te shpetuar ekonomine
Nderkohe qe Greqia eshte gjithnje e me prane mospagimit te borxhit te saj nje plan ambicioz i ri eshte hartuar per te nxitur rritjen ekonomike. Projekti Helios do te investoje miliarda euro ne ndertimin e fushave me te medha diellore te energjise ne bote anembane Greqise. Energjia elektrike do ti shitet Evropes veriore. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Henry Ridgwell ka pergatitur kroniken e tij ne qytetin e Kozanit ne Greqine veriore.
Ne kete kohe trazirash Greqia te pakten mund te mbeshtetet ne nje pasuri fitimprurese motin e mire.
Greket dhe gjermanet po e shohin gjithnje e me shume diellin si nje potencial ekonomik.
Minierat e linjitit ose qymyrit ngjyre kafe prane Kozanit ne Greqine veriore jane nje nga vendet e propozuara per Projektin Helios.
Me emrin e zotit te lashte grek te diellit projekti do te mbuloje rreth 20 hektare te minierave me panele diellore.
Lazaros Maloutas eshte kryetari i bashkise se Kozanit. Ai thote se nga Projekti Helios do te perfitojne te gjithe.
Ky eshte nje rajon i rendesishem i energjise gjithmone ka qene qendra e burimeve energjetike ne Greqi. Ne vecanerisht mirepresim zhvillimin e burimeve te riperteritshme. Ne gjithashtu mirepresim investimet sepse efekti i masave te ashpra shtrenguese ketu ka qene i madh.
Gjate vizites ne Greqi ne fillim te ketij muaji ministri gjerman i ekonomise Philipp Roesler dha mbeshtetjen e tij per Projektin Helios.
Gjermania ka nevoje per energji alternative pasi ka vendosur gradualisht te largohet nga energjia berthamore pas krizes qe perjetoi qyteti Fukushima ne Japoni.
Deri ne vitin 2020 Projekti Helios ka per qellim te prodhoje 22 gigavat energji elektrike - nje rritje njeqind here me e larte se sa nivelet aktuale te prodhimit te energjise elektrike.
Nga kjo sasi energjie eksporti drejt Gjermanise mund te arrije deri ne 15 mije megavat.
Duke marre parasysh koston e larte qe eshte vleresuar se mund te arrije ne 28 miliarde dollare per ndertimin e ketij projekti investimet e huaja jane jetike per projektin.
Aristomenis Syngros eshte kryetari ekzekutiv i agjencise qeveritare Investoni ne Greqi e cila eshte e ngarkuar per terheqjen e investimeve te huaja.
Ne kemi nevoje per investime te reja kemi nevoje per burime te reja te ardhurash. Ka dy menyra per te eliminuar borxhin. Njera eshte shitja ose minimizimi i borxhit dhe menyra tjeter eshte rritja maksimale e prodhimit te pergjithshem bruto. Sa me i madh te jete ky prodhim aq me i vogel do te jete borxhi. Sigurisht e vetmja menyre per te dale nga kriza jane investimet.
Kritiket vene ne dukje se Greqia renditet e 109-ta ne indeksin e Bankes Boterore per lehtesine e te berit biznes-nen vende si Etiopia Papua Guinea dhe madje edhe Jemeni.
Bindja e sipermarresve per te investuar ne sektorin e energjise diellore ne Greqi duket se do te jete nje detyre e veshtire.