Dilema mes konfrontimit dhe angazhimit diplomatik ne Korene e Veriut
Tensioni ne marredheniet politike mes Korese se Veriut , SHBA-se dhe vendeve te tjera fqinje te Azise Lindore eshte rritur ndjeshem kohet e fundit. Nuk ishte krejt i papritur fakti qe provat me raketa te Korese se Veriut te beheshin me 4 korrik , Diten e Pavaresise se SHBA-se. Korea e Veriut eshte teknikisht akoma ne gjendje lufte me SHBA-ne dhe Korene e Jugut qe nga lufta e vitit 1953 kur ajo ka nisur te ndjeke nje politike izolimi pervç lidhjeve relativisht te ngushta me Republiken Popullore te Kines.
Testi i raketave me vale te gjate i Korese se Veriut , Taepodong -1 u be ne vitin 1998. Nje vit me vone u ra dakort per nje moratorium nga ana e Korese se Veriut ne shkembim te nje pakete me avantazhe nga SHBA. Por me ardhjen e administrates se Xhorxh Bush u vu re nje pershkallezim i konfliktit mes dy shteteve. Korea e Veriut u vendos ne listen e shteteve te ‘Aksit te se keqes' hartuar pas 11 shtatorit te vitit 2001. Ne vitin 2003 , Korea e Veriut u terhoq nga Traktati i Mosperhapjes se Armeve Berthamore (NPT) duke bere te nevojshem fillimin e bisedimeve multilaterale mes Koreve , SHBA-se , Rusise , Kines e Japonise. Por ato deshtuan dy vjet me pas , ne te njejten kohe me shtimin e vazhdueshem te tensionit krijuar nga akuzat qe SHBA i drejton Korese se Veriut per pastrim parash dhe fallcifikim dollaresh. Ne 6 korrik 2006, pas provave me raketa Taepodong-2 , Pyongyongu zyrtar paralajmeron se do te vazhdoje me planin e tij me hapa akoma me te shpejta nese veren presion nderkombetar.
Ky argument mbrohet me te drejten qe ka çdo shtet sovran per te kryer teste berthamore. Intencionet prapa ketij hapi te fundit te Korese se Veriut jane vleresuar si provokative nga Condoleeza Rice. Por ne te njejten kohe ky hap mund te cilesohet edhe si nje reagim i Korese se Veriut pas terheqjes se SHBA nga dhenia e ofertave iniciuar gjate administrates se Bill Clinton. Ngritja e zerit ne arenen nderkombetare ka per qellim edhe renien ne vesh te Pekinit zyrtar. Ne provat e fundit berthamore te SHBA-se , Kina kishte ‘status observuesi' dhe ky eshte nje sinjal negativ qe lekund pozicionin e Korese se Veriut ne rajon. Nga ana tjeter , provat e 4 korrikut synojne te vene ne pah fuqine ushtarake e ekonomike te kesaj te fundit ndaj vendeve fqinje e sidomos ndaj Korese se Jugut e Kines. Por jo vetem kaq , duke ngritur zerin ne komunitetin nderkombetar , Korea e Veriut , perforcon regjimin e saj ushtarak e mbeshtet qarqet e brendshme militante duke i vendosur ato ne qender te vemendjes.
Perkohesisht politikat nderkombetare e vçanerisht ato te SHBA-se ndaj Korese se Veriut ,po enden ne dilemen mes konfrontimit dhe angazhimit diplomatik. Mbeshtetesit e zgjidhjes se pare kerkojne marrjen e masave te menjehershme ushtarake te SHBA duke perdorur sanksione ushtarake apo edhe ekonomike te cilat Koreja nuk do te jete ne gjendje ti perballoje. Por sanksionet nuk perkrahen aspak nga vendet fqinje qe kane tashme lidhje ekonomike e tregetare me shtetin komunist. Ketu perfshihen Korea e Jugut dhe Kina te cilat jane me shume te shqetesuara per konsekuencat sociale e ekonomike ne rajon. Duhet theksuar se Korea e Veriut ,ajo e Jugut dhe Kina jane partnere tregetare dhe investitore ne zonen industriale te Koesongut , nje iniciative me natyre kapitaliste e regjimit komunist koreanoverior. Duke marre parasysh potencialin ekonomik ne rritje ne rajon , zgjidhja me pragmatike do te qe ajo e nje angazhimi diplomatik. Mirepo edhe ketu nuk ka vç nje rrugedalje. Shume analiste politike besojne ne bisedimet e drejteperdrejta politike mes SHBA e Korese se Veriut duke e vleresuar ate si te vetmen alternative per te ulur tensionin. Zgjidhja e dyte diplomatike eshte ajo qe SHBA konkretisht po ndjek ; veprime te perbashketa me aleatet e Azise Lindore kunder Korese se Veriut.
Administrata e Bush duhet ta konsideroje me seriozisht kete çeshtje dhe nese eshte e nevojshme ajo duhet te permbushe aspiratat e Korese se Veriut mbi satelitet dhe ndihmat monetare. Bilaterale apo multilaterale , diplomacia kesaj rradhe duhet te funksionoje per te mos lejuar krijimin e nje konflikti te ri ne arenen nderkombetare.