Lideri i NATO-s lavdëroi progresin e Shqipërisë drejt anëtarsimit
Shqipëria ka demostruar progres drejt antarsimit në NATO tha Sekretari i Përgjithshëm i NATOs ,Jaap de Hoop Scheffer. "Të mos bëjmë gabime – ka akoma shumë punë për të bërë"tha Scheffer në parlamentin Shqiptar, " Por shqiëria është në rrugë të mbarë drejt antarsimit në NATO, dhe do të jetë e mirëpritur. Scheffer më 6 Korrik ndaloi edhe në Maqedoni dhe Kroaci për të lavduar 3 shtetet e Evropës Juglindore për " progresin madhështor"në reformat e për të qenë në planet e verpimeve të antarsimit për tu kualifikuar dhe për të marrë një ftesë për t`u bashkuar aleancës trans-Atlantike. Sekretari i përgjthshëm nënvizoi suksesin e Shqipërisë për të përballur korrupsionin dhe krimin e organizuar duke forcuar rregullin dhe ligjet – siç është e qartë në planin e antarsimit. Aleanca tha ai, tregon " seriozitetin dhe vendosmërinë e cila Shqipëria është duke ndjekur reformat e nevojshme në një rrugë shumë të mbarë"dhe duke parë zhvillim e shtetit, antarët "janë të sigurtë që kjo prirje positive mun dhe do të zbatohet”. Ai u bëri thirrje antërve të parlamentit të vazhdojnë të mbështesin reformat, sidomos reformat ushtarake dhe të sistemit juridik.Ai gjithashtu falenderoi shqipërinë për kontributin e dhënë në NATO, me forcat e saj në Afganistan, "është shumë e dobishme dhe nje rol moderator"për zgjidhjen e çështjeve të sigurisë në rajon, siç janë përpjekjet e vazhdueshme për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.Shefer tha se këto veprime tregojnë që " Shqipëria ndan të njëjtin opinon me NATO-n që sigurimi sot kërkon angazhim dhe solidaritet aktiv”, dhe që " dhe me t`u bashkuar, do të jetë një antar i NATO-s aktiv dhe i dobishëm”. Plani i antarsimit, "ishte një proçes baze, është dhe do të jetë"tha ai, por progresi i Shqipërisë tregon që antarsimi nuk është më një pyetje " vallë"por vetëm "kur”.
Shtetet e Bashkuara mbështesin kandidaturat, pasi reformat të plotësohen
Gjatë dekadës së fundit, NATO thuajse e e dyfishoi numrin me anëtarë nga vendet ish – komuniste të Europës Lindore, të cilat reformuan dhe kompletuan përpjekjet e tyre për të hyrë në Aleancë. Në këtë drejtim Shefer tha se "proçesi i zgjerimit…tregon se vlerat tona dhe interesat tona të sigurisë përputhen”. Çështja e zgjerimit do të diskutohet edhe në samitin e 28-29 nëntorit në Rigë, por kësaj here nuk do të ketë aderim të anëtarëve të rinj. Në një seancë dëgjimore në 3 maj në Kongresin Amerikan, një nga zyrëtarët më të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, njëkohësisht zv/sekretari për çështjet europiane, Kurt Volker tha se Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin ftesën për anëtarësim për Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë në vitin 2008.
*The Washington File, është një organ i Zyrës së Programeve për Informim Ndërkombëtar, të Departamentit Amerikan të Shtetit. Web site: http://usinfo.state.gov
Përgatiti: Alban Tartari/Gentian Çekrezi
(Botim jo i plotë)