E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti Shqiptar

Një emigrant Shqiptar në Greqi një dite ishte zënë me komshiun e vet grek dhe nuk flisnin me njëri-tjetrin.
Një ditë rastësia i solli përballë njeri tjetrit ndërkohë që greku shëtiste me qenin e tij.
Shqiptari:
-Ku vete kështu me këtë gomar?"
Greku i habitur që Shqiptari po i fliste duke kujtuar se bëri një gabim në të folur përgjigjet në greqisht:
-I thonë 'qen' jo 'gomar'.
Shqiptari i kthehet:
-Nuk te fola ty i fola qenit.

Majmuni

Një grua hyn në autobus me fëmijë në dorë. Si e pa fëmijën shoferi tha:
-O bo bo kurrë nuk kam parë fëmijë më të shëmtuar!
Gruaja e ofenduar shkoi në fund të autobusit. Mirëpo një zotëri i cili ishte i ulur afër saj e pyeti:
-Zonjë pse jeni nervoze?
-Si mos te jem nervoze kur shoferi i autobusit më ofendoi rëndë.
-Si guxon ai ashtu, ai punon në shërbimin publik dhe nuk guxon ti ofendojë njerëzit!!
-Keni të drejtë Zotëri, tani po shkoj ti them unë atij disa fjalë!
-Shkoni vetëm ju Zonjë majmunin ua mbaj unë...

Me të dredhur

Më falni shok se po ju shqetësoj, a e pini duhanin?
- Po - u përgjigj shoku - me të dredhur.
- A keni një letër duhani se më mungon?
- Patjetër! Urdhëro, me gjithë qejf.
- Po duhan a keni?
- Sigurisht që po.
- A ma mbështjell pak se nuk di.
- Po mor zotëri urdhëro!
- Po me e ndez a keni?
- Po! Tjetër gjë a ju duhet?
- Jo, të tjerat i kam vetë...

Edukatorja

- O mami, o mami, dua dy gurabije sot.
- Për çfarë të duhen dy gurabije?
- Se njërën ma han edukatorja...

Mendimi i njëjtë

"Një mbrëmje vone një grua bashkë me të bijën e vogël presin të shqetësuara babin, i cili nuk ishte kthyer ende në shtëpi. Vajza e vogël i thotë së ëmës: -Mami, po sikur babi të ketë shkuar me ndonjë grua tjetër?
E ëma i përgjigjet:
-Pse të shkon mendja për keq moj shpirti i mamit! Babin mund ta ketë shtypur ndonjë makine...

Tek gjykatësi...

-Sa vjeç jeni?- i thotë gjykatësi dëshmitares që ishte një grua në moshë të thyer. Dëshmitarja përgjigjet:
-Kam parë plot 25 pranvera Z. Gjykatës.
-Po mirë - i thotë gjykatësi- nga sa herë i keni parë ato???

Kërcitma?

Një herë Luani mbledh të gjitha kafshët e pyllit në mbledhje dhe u thotë:
-Unë kam vendosur të ha gjirafën, kush është dakord të ngrejë dorën.
Të gjitha kafshët e pyllit ulën kokën, ndërsa miu tha:
- Unë!
Kafshët e panë miun me habi dhe pastaj e pyeten:
-Përse?
Dhe miu tha:
-Kot për tangërllik.

Mollët

- Shumë sport dhe pak cigare! - e këshillon doktori pacienten.
- Nëse doni të pini cigare atëherë në moment hani një mollë.
- Mirë! - i thotë pacientja - Por doktor, 60 mollë në ditë a nuk janë pak si shumë???

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›