E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur demagogjia bëhet trampolinë...

Vdiq Pjetër Arbnori. U nda nga jeta nje prozator dhe poet, njeri i letrave dhe i mendimit progresist, ishulli i vetem i politikes shqiptare qe perfaqesonte sadopak ribarazimin e klasave pas 90-tes. E kam pare per here te pare ne televizion ne 2 Prill, dite kur u pergjaken rruget e demokracise. Megjithe tensionin dhe ankthin qe mbarte ajo ngjarje, Pjeter Arbnori qendronte ne mes si nje katalizator i paqes, mision qe ai do ta kryente deri ne ditet e fundit te tij. Ne gjimnaz lexova ``Shtegetimin e Vikingeve``, ``Mugujt e mesjetes``,``Vdekjen e Gebelsit`` dhe mesova ta dua letersine e tij.K ishte dicka te ndryshme ne vepren letrare te Arbnorit qe e vendoste ate ne piedestalin e krijimtarise letrare shqiptare. Nje pjese e mire e veprave te tij ishin ideuar dhe shkruar ne burg,ne dhomat e izolimit,ne vakanca internimi ose ne nete makthi.Proza e tij ishte e trishtuar,por e bute,koncize dhe e embel. Por ai vdiq, Shqiperia e nderoi me nje dite zi kombetar, çdo shqiptar u pikellua per Mandelen e Ballkanit. Dhe mua sot Pjetri me ngjan si nje peme me rrenje te forta dhe shume frutdhenese,qe vazhdimisht u krasit pabesisht per ta penguar me cdo kusht te leshoje fruta.Por ai mundi te anashkaloje çdo pengese,duke sfiduar cdo gershere. Publiku arriti te njihej me veprimtarine dhe krijimtarine e tij, e lexoi me endje dhe e respektoi per kontributin. Arbnori ngjan me nje Edmond Dantes qe ne vend te hakmarrjes qellim pati shpresen. Po te shikohet ne retrospektive letersia shqiptare mund te vecohet nje liste e gjate emrash te ndritur,te cilet ``letersia e realizmit socialist`` u mundua t`i zhyste me cdo kusht ne terrin e anonimitetit dhe ordinerizmit,duke perdorur metoda nga me te ndryshmet,ku padyshim spikat ``herezia letrare si gabim politik``. Musine Kokolari, Kasëm Trebeshina, Petro Marko, Arshi Pipa, Visar Zhiti etj jane vetem emrat me te spikatur te inkuizicionit. Dikush e pagoi me jete,dikush u detyrua te heshte, te tjere treten nje pjese te talentit per te mbijetuar burgjeve. Secili kishte ne thelbin e tij letrar talentin e nje kollosi, ndoshta shume me teper sesa ata qe shkruanin ``Ate qe dot s`ma jepte kush,partia ime ti ma dhe``. Letersia e realizmit socialist ne Shqiperi meriton nje studim te detajuar nga mendje dhe pena adapte per te nxjerre nje rezyme te asaj qe eshte bere ne emer te artit ne ate periudhe. E quaj veten teper joadekuat per te ndermarre nje mision te tille. Vete mosha dhe mungesa e nje kontakti dinjitoz me nje pjese te mire te personazheve te kesaj letersie bejne qe te mos i ve vetes detyre analizimin e ketij segmenti te rendesishem te letersise dhe si rrjedhim te shoqerise sone.M egjithate eshte shume aparente qe nje pjese e mire e atyre qe guxuan te bejne letersi atehere,kryen vetem rolin e inxhektorit, per te injektuar dhe shperhapur demagogjine konsensuale te kohes. Dilema nuk ishte e shume e koklavitur, duhet te zgjidhje midis inkuizitorit dhe viktimes.Kishte dhe nga ata qe preferonin te pozicionoheshin ne qender,duke bere nje paqe te heshtur me te dy rrymat.K jo do te thoshte te shkruaje 9 here per dashurine dhe nje here per njeriun e ri socialist dhe partine. Ne nje studim te mundshem te letersise se realizmit socialist nje vend i vecante duhet t`i kushtohet disa figurave mjaft te diskutuara dhe te kontestuara te letersise moderne shqiptare. Eshte imperiale te zbardhet pozicioni i tyre ne instalimin e hierarkise dhe inkuizicionit politik ne art dhe letersi dhe kontributi direkt apo indirekt qe kane dhene ne likuidimin e te pabindurve apo atyre qe mendonin ndryshe. Vçanërisht lancimi i tyre letrar dhe afirmimi i metjshem kerkon nje analize shume te imet nga viti ne vit dhe nga vepra ne veper. Ne kete menyre edhe lexuesi dhe populli i thjeshte do te kishte mundesi te dinte me ne fund se kush perdori si trampoline demagogjine politike dhe kush u promovua ne emer te artit dhe vlerave universale.Ketu nuk behet fjale per talent apo aftesi shprehese dhe force krijimtarie,sepse fundja letersia eshte art dhe jo shkence ekzakte. Ajo qe meriton te dale ne drite eshte etika dhe vlerat me te cilat u krijuan penat e arta dhe mitet e artit letrar shqiptar. Per fat te keq vdekja po na i merr nje nga nje ata qe guxuan te benin letersi ndryshe,nderkohe qe ne kemi kaq nevoje per deshmine e tyre.Ne menyre paradoksale ata qe dikur i thuren lavde partise dhe shokut Enver sot promovojne vepra kryekeput disidente. Penat e mprehta te ``Zerit te Popullit`` sot firmosin autografe ne librarite e Parisit,Vjenes,Romes duke marre mbi vete te gjithe epitetet siperore dhe gjenialitetin e letersise shqiptare. Po kjo nuk ka rendesi, ata vazhdojne te mos jene ne paqe me vetveten,vazhdojne te kerkojne demagogjira konformiste me ane te se cilave mund te forcojne akoma me teper pozitat e tyre pseudoelitare ne art dhe shoqeri.Dhe ndersa populli u thur lavde ata vete e dine deficitin e tyre personal dhe padashur bene lapsuse duke u munduar te kompensojne vetveten. Nderkohe qe mua me kujtohet elegjia ``Falme Enver qe fryme s'te dhashe dot`` dhe buzeqesh hidhur. Zoti na falte te gjitheve!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›