Një hesychia e thyer
z. Velo
E dashtuna Shypni,
Milorad Pavic është njëri nga shkrimtarët më të mirë të Ballkanit të kohës sonë. Kur e pyetën gazetarët se çka është, ai u përgjigj se është Bizantin, kurse secili që e ka lexuar Pavic'in e di se ai është serb. Shumë më tepër kam mësuar nga Pavic rreth krishterimit ortodoks, sesa nga vet Bibla e dr. Lujo Bakotic'it.
Njeriu është ajo çka ndjen, por krejt mjeshtria qëndron aty se si e artikulon atë ndjesi. E filluat me division dhe do ta mbaroni ashtu. OK.
Në vitin 1997 më keni dëshpëruar shumë, dogjët bibliotekën më të vjetër në Ballkan, shkatërruat bimët në Institutin botanik - tash më trego kush është primitiv. Kundra, në asnjëherë nuk kemi djegë libra, neve na i kanë djegur, ata të afërmit tu. Vetëm të të rikujtoj se bashkëfetarët tu ma dogjën bibliotekën familiare dhe ata hynë me këpuca (çizme), njëlloj si ti, normalisht se nuk merrni abdest dhe nuk i lani këmbët, çorapeve u vie era, prandaj nuk i zbathni këpucët. Me ato këpuca hyni në WC me të njejtat në dhomë, prandaj bakteriet bëjnë dasëm. Tani më trego kush është primitiv.
Z. Velo, me heqjen e vellos suaj gufoi racizmi, xenophobia dhe Islamofobia, fenomene të cilat Europa i ka tejkaluar dhe e mban në mend si mostër se si nuk duhet vepruar. Unë kam pritur se me heqjen e vellos do të gufojë AGAPE në vend të Xeneophobia-s, prandaj ky më vjen si dëshpërim i dytë i cili ma theu HESYCHIA-n, heshtjen time kontemplative. Por e përdori zhargonin ortodoks që të më kuptosh më mirë, se po të të shkruaja në Gegnisht do të thoshe se nuk më kupton. Dije se Kosova do të mbetet e mjerë nëse ti nuk vjen dhe betohesh për këtë???!!! Aferin.
Një gjë dua ta vë në pah, ju nuk jeni në gjendje të votoni në rast referendumi për unitet me Kosovën. Nuk e di a keni fëmijë, por jam shumë i bindur se pas disa vitesh i biri/e bija juaj do të vi në Kosovë për t'iu afruar Europës.
Prapë kujtoj, nuk ke faj ti…a e di çka thotë bashkëfetari yt nga Veriu i Ballkanit, Z. Nenad Çanak, ai thotë se ne Vojvodinë thonë se …kungulli i cili është rritur në hije, nuk është për përdorim. Prandaj toni si flisni ju neve primitivëve të Kosovës na është shumë i njohur.
Në vitet 1987-88 "Rilindja"e Prishtinës e botoi "Profeti-in"e Khalil Gibranit. Ne dhe 4000 000 amerikanë të cilët e lexuam atë libër, gjithmonë kemi ditë se Khalil Gibrani është arab i Libanit, krishter Maronit dhe asnjëherë nuk jemi friguar se vetëm se na qenka Khalil (lexo: Halil), mos ta lexojmë se është nga Orienti, së është arab, apo se është i krishterë, larg qoftë!
Ne këtë e bejmë, sepse duam. E duam shumë Shqipërinë dhe Fahredin Shehu ka shkruar kaherë…ai që është mësuar të dojë, vështirë e ka të ç'mësohet. Madje edhe atëherë kur na cilësoni si primitivë.
Nuk njoh arsyen pse ti dhe komandanti yt dezerter i demokracisë që po lindte në Shqipëri, ju keni mësy kaq Perandorisë Osmane, çfarë është ky falëndërim? Nuk kuptoj pse keni kundër Turqisë dhe krejt Orientit, kur ne Mekken e kemi në Arabi, e ju në Stamboll. Ai sulltan i keq nuk i përzuri të krishterët, ai nuk e dogji Patrikanën e Konstantionopojës, por i pranoi Safardët kur Ferdinandi dhe Isabella… a-ha…. nga Europa i dëbuan nga Spanja. Sot në Spanjë për çdo vit shënohet dëbimi i muslimanëve dhe hebrenjëve, jo me festë si do kishe bërë ti, por me lament duke kuptuar pas 500 vitesh se çka dhe sa kanë humbur.
Tregoma ti një shtet ortodoks ku ka vend të shenjtë Islam. Tregoma një shtet ortodoks ku kryeministri është hebre ( Turqia), rasti i koptit Butros Gali në Egjipt, apo Tarik Azizit në Irak, po edhe në vet Shqipërinë tënde.
Se të flejka zemra në Greqi, këtë duhet ta sqarosh me vetveten dhe ke mundësi me zgjedhë, ja me shqiptarë ja me grekë. Ngutu sa nuk e ke vonë. Por, ne në Kosovë prapë kemi me ju dashtë, ashtu jemi mësuar dhe vështirë është të ç'mësohemi.
Krejt po më duket se komandanti juaj dezerter do të kthehet me i mbledhë si gjenerali i tij në libër, eshtrat e fosileve të gjalla të stalinizmit të cilin jo Europa, por vetë Rusia e ka flakur vaktile, e me ju çu në Francë apo në Kubë tek Fidel Kastro. Por, mos harroni se edhe në Francë komunistat nuk janë si ju. Aty ka 8000 000 muslimanë dhe ata kanë të drejtë me votu.
E ti mos kij frikë prej shqiptarëve muslimanë nga Shqipëria apo nga Kosova, ata po e dëshmojnë tolerancën dhe dashamirësinë e vëllazërisë. Paramendo po të ishin ata pakicë 7-8 % si ju, çka ju kishte ndodhë, larg kjoftë!, paj supozoj se u kishte ndodhë njësoj si çamëve në Greqi, por në vend të Sarandës, ju i kishit deportu me gomona (ato skafe si i thoni ju atje), në Qipro për me hy më lehtë në Turqi.
Tash më trego të lutem kush është primitiv?
Thjesht, pyetem nga të vjen i gjithë ky helm? Po ta bëje një analizë gjaku (për çka duket se ke nevojë), jam i bindur se mjeku zor që kishte me gjetë gjak në venat tua, shumë vner, shumë helm, shumë urrejtje. Zot ndihmo!
Tash po të flas pakëz për Prishtinën, të cilën e ke huç me e njoftë (Qosja është nga Mali i Zi, jo nga Kosova, prandaj qenke gabu). Po, kjo është ajo Prishtina primitive e cila kishte shkallë lëvizëse (lift) shumë para se ju ta vëni në gjyq Nexhmije Hoxhën se pinte kafe me llokum (ne llokumin e prodhonim në familje krahas atyre që i prodhonin fabrikat), dhe e gjithë ajo maskaradë prej gjykimi të një gruaje, ndoshta të pafajshme.
Tash po e kuptoj se Enver Hoxha e paska pas me të drejtë se ai më shumë dhe më mirë ju ka njoftë sesa iluzioni ynë për shtetin amë të cilin jeni duke e shkatërruar ju. Ne ‘shkërdhatat' e Kosovës e cila ju donë, ne primitivët.
Po kjo është Kosova / Prishtina primitive e cila kishte dhe ka Rock, kur ju dëgjonit Adriano Celentanon dhe fluskat e ndryshme italiane, Prishtina e cila ka Grange, e cila ka Hip-hop, ka kisha, xhamia, teqe, ka këngëtarë, piktorë, shkrimtarë, arkitektë, inxhinierë, politikanë. Ne të këtillët përherë primitivë. Ne të cilët nuk mbjellim hashash.
Ne, të cilët nuk kemi urrejtje për Veriun, e duam shumë Shkodrën, e duam shumë Kukësin, e duam shumë edhe Jugun. Ne primitivët të cilët kemi njerëz edhe si ti, por nuk i urrejmë, thjesht, kemi lirinë shpirtërore dhe e respektojmë atitudën e secilit.
Ne të cilët jemi mësuar të duam dhe vështirë e kemi të ç'mesohemi.
Sa për informatën tënde z.Velo, Europa është krishtere por jo Xenophob-e e raciste. Jo më! Ka qenë dikur dhe më duket se ti nuk po jeton në SOT, por në DIKUR. Ora diku t'u paska ndalë. Me siguri në kohën e ikonave.
Nëse nuk keni lexuar - ju këshilloj ta bëni këtë duke u nisur nga:
"Simbolika e kryqit"nga Rene Guenon
"Scientia Sacra"nga Bela Hamvasz
"Domethënia e krijimtarisë" nga Nikolai Berdjaev
"777"nga Alister Crowley
"Six thinking hats"nga Eduard De Bono
"Meeting with remarkable man"nga G.I. Gurdijeff
"Simulacrum"nga Jean Baudrillard
"Cink"nga David Albahar
"Bukvica"nga Saban Sarenkapic
Të gjithë këta autorë janë nga Europa dhe shumica prej tyre janë të krishterë.
Po mirë është të lexosh edhe :
"The seals of wisdom"nga Ibn Arabi
"Sefer ha Kuzari"nga Juda Ha Levi
"Picatrix"nga Maslama Al Magriti
"Talhis kitab al-maqulat" (Komenti i veprës së Aristotelit, Kategoritë) nga Ibn Rushd
Dhe, krejt në fund:
"Nektarina"nga Fahredin Shehu
Të gjithë këta janë nga Europa por janë muslimanë, sufi dhe hebrejë.Edhe këtë fytyrë e ka Europa, mos harro. Ndërsa unë do të vazhdojë së lexuari Xhelaluddin Rumin, sepse kështu më pëlqen.
Me tonin që ju flisni z. Velo, mendoj se vendin e keni në Gjykatën e Hagës, sepse tone të këtilla Europa i ka dëgjuar në Nyrenberg.
Kurse mediat në Shqipëri, që e paskan zbuluar ujin e nxehtë (lirinë e shprehjes), po kushedi çfarë tendence fshihet aty, u duhet një pauzë që të reflektojnë në disa pika:
Argatë të kujt janë; Liria e shprehjes nuk është gjuha e urrejtjes, këto dallojnë shumë, liria e shprehjes shpesh është kufizim i përdorimit të gjuhës së urrejtjes; Islami nuk ka ardhë sot në Kosovë; Europa nuk është armike e Islamit dhe anasjelltas; Muslimanët kanë më shumë të drejta në Londër se në Tiranë; Ejani në Kosovë dhe mësojeni tolerancën dhe dashurinë; Lexojeni Biblën më shpesh për ta kuptuar Kur'anin si duhet.
Ndërsa ne, Kosovarët primitivë, organizojmë përvjetorin e lindjes së Kadaresë, e kritikojmë Kadarenë dhe Qosjen kur nuk e qëllojnë. Këtë unë e kuptoj së pari si liri shpirtërore, e pastaj si liri të shprehjes. Në vendet demokratike liria e shprehjes domethënë shpeshherë kufizim i përdorimit të gjuhës së urrejtjes,
Nëse SHEKULLI e ka pas qëllimin e nxitjes së urrejtjes, me standarde europiane monitoruesit e mediave i ndëshkojnë mediat e tilla, e nëse SHEKULLI nuk e ka kuptuar se 2000 000 kosovarë ofendohen pa pikë arsye dhe këtë e konsideron liri të shprehjes, atëherë po ju them se, reostatin e vlerave e keni të prishur, apo fare nuk e keni.Pres nga SHEKULLI që në mënyrë publike t'u kërkoj falje kosovarëve se këtu ka edhe turq, serbë, boshnjakë, romë, ashkali, goranë, çerkezë, hebrenj.
Të dua Shypni
Kyrie Eleyson
Nga Prishtina
Fahredin Shehu
Korrik 2006