E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet në Siri, Klinton: Mbroni ambasadorët

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u kërkoi autoriteteve siriane që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për siguruar trupën diplomatike amerikane në Damask.

Deklarata e Klinton është lëshuar pas sulmit ndaj ambasadorit të SHBA-së në Damask, Robert Ford. Ford u sulmua teksa po takohej me liderin e opozitës siriane në rezidencën e këtij të fundit

.Dhjetra mbështetës të presidentit Asad rrethuan ndërtesën ku po mbahej takimi, dëmtuan makinat e trupës diplomatike amerikane dhe qëlluan me domate e vezë në drejtim të ambasadorit amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›