E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet sekrete të CIA-s, AI thirrje Lituanisë për hetime

Organizata e të Drejtave të njeriut Amnesty International i bëri thirrje Lituanisë të rihapë një hetim lidhur me burgjet sekrete të CIA-s në vend.

Organizata thotë se ka fakte të reja lidhur me këtë çështje.Sipas analistes të organizatës, Juli Holl në muajin shkurt të vitit 2005 një avion me të cilin po udhëtonte i dyshuari i Al Kaidës Abu Zubajdah u nis nga Maroku dhe mbërriti në kryeqytetin lituanez.

Organizata Amnesty International mendon që Zubajdah është torturuar në një qendër të CIA-s në Lituani.Ndërkohë, dy hetime të veçanta të kryera në Lituani, një nga një komision parlamentar dhe një tjetër nga prokurorët e vendit, arritën në përfundimin se nuk ka patur fakte për izolimin e njerëzve në qendrat e kontrolluara nga CIA.

Por nga ana tjetër Amnesty International thekson se faktet lidhur me shkeljen e mundshme të të drejtave të njeriut nuk janë hetuar siç duhet në Lituani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›