Klinton denon sulmin ndaj ambasadorit amerikan ne Siri

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e ka dënuar sulmin kundër ambasadorit amerikan në Siri, Robert Ford ndërsa në Këshillin e sigurimit ende mungon një qëndrim unanim mbi Damaskun zyrtar. Ambasadori Ford u qëllua me gurë, vezë e domate nga mbështetësit e presidentit sirian, Bashar al-Asad, ndërsa po hynte në zyrën e një personaliteti udhëheqës opozitar në kryeqytetin.
Ai u bllokua në zyrë për afro tri orë, e rreth 100 mbështetës të presidentit al-Asad, tentuan të depërtojnë me forcë në ndërtesë. Në Washington sekretarja e shtetit Hilari Klinton tha se incidenti ishte “pjesë e fushatës në vazhdim të frikësimit të diplomatëve”.
Por me gjithë dhunën e vazhdueshme kundër kundërshtarëve të regjimit në Siri Rusia edhe më tej nuk pranon me ngulm sanksione kundër udhëheqjes në Damask. Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk duket perspektiva e një marrëveshjeje për rezolutë mbi Sirinë. Ambasadori rus Vitali Çurkin deklaroi se vendi i tij është kundër çdo përmendjeje të sanksioneve të mundshme në rezolutë. As evropianët nuk duan të heqin dorë prej pjesëve përkatëse në tekst.
Një mesazh kryesor i rezolutës së propozuar prej tyre është që do të ketë hapa të mëtejshëm, në rast se shtypja dhe dhuna në Siri nuk marrin fund. Sipas të dhënave të OKB-së gjatë shtypjes së protestave kundër presidentit Bashar al-Assad që prej majit kanë humbur jetën më shumë se 2.700 vetë.