Dilemat e Perandorisë së Mesit
Në të njëjtën ditë që Amerika zgjidhte presidentin e saj, në Republikën Popullore Kineze, fuqia e dytë dhe fabrika e botës, mbahej kongresi i 18-të i Partisë Komuniste, forca e vetme në udhëheqje. Rëndësia e kongresit është e madhe, pasi do përzgjidhet emri që do drejtojë vendin në dhjetë vjetët e ardhshme. Pas Mao Cedunit dhe Ten Hsiaopinit, dy udhëheqës ideologjikë të Perandorisë së Mesit, timoni pati kaluar në duart e Jang Zemin, pastaj në ato të teknokratit Hu Jintao, i cili pritet të dorëzojë stafetën. Është rregull i pashkruar që elita kineze rinovohet çdo dhjetë vjet dhe koha ka ardhur.
Ngjan se kinezët janë në gjendje të planifikojnë gjithçka. Kjo mani, tashmë duket më shumë karakteristikë kineze se gjermane. Duke synuar deri tek prodhimi i famës së artistëve. Para pak ditësh, e përjavshmja financiare “Bloomberg Businessweek”, shkruante për Ruhan Jia, një popstare kineze, të cilën regjimi e sponsorizon të ketë famë në perëndim. Lançimi ishte në planin pesëvjeçar të qeverisë. A thua do ia dalin? E vështirë. Pasi shijet, ashtu si humori i publikut janë diçka që nuk mund të planifikohet nga një komision shtetëror, në një shoqëri të lirë si ajo perëndimore. Kinezët dëshirojnë t’i paraprijnë rastësisë. Por fati është e vështirë të planifikohet, pasi përpara se të jetë i verbër, ai është një domosdoshmëri që vjen përmes rastësisë dhe shpreh nevojën e ndryshimit. Dhe duket se fati nuk është dashamirës së fundmi me udhëheqjen komuniste kineze. Flamurtare e asketizmit ekonomik dhe pastërtisë morale, udhëheqja e Pekinit duket se nuk mund të krenohet më. Një ndër pretendentët e rinj për fronin e Presidentit, Bo Xilai, njëkohësisht dishepull neomaoist i pastërtisë morale dhe thjeshtësisë materiale, ra në fatkeqësi pasi e shoqja e tij, Gu Kailai ishte e përfshirë në afera financiare dhe vrasjen e një biznesmeni anglez. Fatkeqësi, rastësi, apo tregues se elita kineze ka filluar të kalbet dhe nuk mund të mbajë pastërtinë e pretenduar, në një sistem ekonomik që ka në themel pabarazinë? Fati nuk vonon t’i zhgënjejë ideologët e Pekinit ngjarje pas ngjarjeje. Një tjetër rast para dy muajsh bëri që rrjetet sociale në Kinë të bllokoheshin. Djali i Ling Jihua, krahu i djathtë i Presidentit Hu Jintao, vdiq në aksident rrugor në drejtimin e një Ferrari 800 mijë dollarëshe. Pyetja që shtrojnë njerëzit është se si ka mundësi një funksionar qeveritar të sigurojë një luks të tillë? Është e njëjta që shtrohet në rastin e Kryeministrit në ikje Wen Jiabao, i cili akuzohet se familjarët e tij kanë grumbulluar një pasuri prej 2.5 miliardë dollarë, duke shfrytëzuar tenderat shtetërorë dhe emrin e tij. Dukshëm establishmenti politik kinez e ka gjithmonë e më të vështirë të justifikojë monopolin partiak, me kartën e ruajtjes së pastërtisë së shtetit. “Nuk do kopjojmë kurrë modelin perëndimor”, deklaroi përpara 2.268 delegatëve që përfaqësojnë 82 milionë anëtarë partie, Presidenti në ikje Hu Jintao, pa dhënë shpjegime pse duhet mbajtur një sistem politik, i cili trashëgon gjithë sëmundjet e kapitalizmit, e ca më shumë nuk ka transparencë dhe as lë mundësinë e përfaqësimit të të gjitha shtresave. Me hermetizmin e tij bie në hullinë e arrogancës së autoritarizmit, që nuk jep përgjigje për pyetjet e natyrshme. Dhe kjo është një pyetje që kërkon përgjigje, e cila mund të vonohet pasi rritja ekonomike është ende në parametra pozitivë. Në tremujorin e fundit u shënua rritje prej 7.4 %, por nuk është më si përpara. Prodhimi rritet dhe bankat vazhdojnë e kreditojnë, por malli ndryshe nga e shkuara, stivohet në magazina në pritje të blerësve. Blerës që janë në perëndimin e pasur, i cili është në krizë dhe nuk blen mallrat e lira kineze. Pasi ata që nuk kanë, preferojnë të kursejnë, ndërsa kush ka blen markën gjermane apo italiane dhe jo surrogaton kineze. Autostradat vazhdojnë të ndërtohen me një ritëm vjetor 4 mijë kilometra në vit, aq sa është gjithë rrjeti autostradal italian, por makinat që qarkullojnë rrallohen. Dhe industria makinaprodhuese ka filluar të ndiejë stokun. Nuk ka shitje. Paraja në qarkullim ka rënë, karburanti sa vjen dhe shtrenjtohet, ndërsa burimet botërore të tij janë gjithmonë nën kontrollin e hekurt të Daj Samit ose aleatëve të tij. Fqinji rus në veri i përdor hidrokarburet si armë ekspansioni e nënshtrimi dhe lind dilema nëse ia vlen të nënshtrohesh ndaj një ish-aleati ideologjik prej të cilit iu deshën njëzet vjet të çlirohej nga përqafimi i tij? Aksesi në burimet e lëndëve të para kërkon transformimin në fuqi botërore. Por ky është një synim që kërkon ndërtimin e një flote dhe flota kërkon eksperiencë, të cilën Kina ka mbi katërqind vjet që e ka humbur dhe do i duhen të paktën dy breza që të krijojë traditë. Dhe pas kësaj të përballesh me koalicionin perëndimor të kryesuar nga SHBA, të cilët nuk duken aspak në rënie dhe të kenë dëshirën ta kalojnë lidershipin e botës në duar të tjera. Janë probleme me të cilat duhet të përballet udhëheqësi i ri kinez, të cilat kërkojnë rrugëzgjidhje, pasi do ose jo partia komuniste, fermentimi i shoqërive dhe ndryshimi i botës ndodh, pavarësisht vullneteve individuale.
Në njëzet vitet e fundit është folur vazhdimisht për çudinë kineze dhe pangjashmërinë e saj me ndonjë tjetër. Politologët ishin kuriozë të shikonin një rrugëzgjidhje origjinale të problemeve sociale dhe zhvillimit ekonomik. Por çdo ditë që kalon, vërteton dyshimin se Kina është vetëm një rast i njëjtë me ngjyra ndryshe. Dhe mandarinët e kuq të Pekinit, shumë shpejt do ndodhen para dilemës që pati perandori i tyre një shekull më parë dhe bëri zgjidhjen e gabuar. Përballë modernizimit të superstrukturës apo konservimin e saj, ai zgjodhi ngrirjen, duke e çuar Kinën në varg revolucionesh me rrezik shpërbërjeje e kaos pesëdhjetëvjeçar. A do jenë largpamës dhe rrëshqasin butazi drejt demokracisë pasardhësit e Maos? A do jenë në gjendje të bëjnë tranzicion të butë të një fuqie bërthamore dhe popullsie sa një e pesta e globit? Është një pyetje që mund t’i shmangen për momentin. Por jo pafundësisht.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)