Dilemat mes mbështetjes së prodhimit vendas dhe inkurajimit të importeve
Shkrimi nuk ka qellimin e nje marketingu apo propagandimi per te bere vleresimin a krahasimin e prodhimit te huaj apo vendas, por per te kontribuar ne debatet qe jane te shpeshta midis konsumatoreve te niveleve kulturore, moshave dhe te zonave te ndryshme me diversitete te tradites dhe kulturave.Jetojme ne nje kohe kur shumica e frutave dhe perimeve jane te pranishme ne te gjithe stinët, por kuptohet qe kjo shoqerohet me diferencë çmimesh.Por le ta fillojme qe me distancen e transportit nga prodhuesi deri tek konsumatori. Ne disa aspekte te ndryshme freskia, ngjyra e shija paraqesin nje variacion te madh. Atehere perse duhet te preferojmë fruta dhe perime të vendit apo lokale?Qe ne fillim te gjithe e dine se kur kjo largesi eshte e madhe, prodhimi do te vilet i papjekur. Ketu nuk eshte fjala per bananet, mangot, avokadot apo kuantalupa qe vijne nga gjerësi gjeografike jugore. Shpesh problemi komplikohet kur flitet per manipulim gjenetik. Ne sajë te globalizimit dhe marrëdhënieve te pashmangshme nuk mund t’i shmangemi manipulimit gjenetik te farave dhe fidanëve. Pothuajse ky material gjenetik, gjenoma, i prodhuar ne vend apo i importuar eshte i njejte.Krahasimi i ngjan krahasimit te thyesave ku emeruesi eshte i njejte, materiali gjenetik gjithashtu, ndersa numëruesi perbehet nga largesia e prodhuesit nga tregu, perdorimi i pesticideve dhe fertilizanteve te ndryshme, klima, relievi, ekspozioni, vlerat agro-pedologjike te tokes etj. Kuptohet se sa me e madhe eshte vlera e numëruesit - i perbere nga te gjithe elementet te cilet jane vektore qe mblidhen - aq me e madhe eshte vlera e thyesës. Te numëruesi mund te shtonim edhe shume elemente te tjere pa dashur ta rendojme dhe ta komplikojme shkrimin. Mjafton te permendim nje detaj; Sa me e larte eshte lartesia mbi nivelin e detit, aq më me shumice eshte rrezatimi me rreze ultravjollcë, rrezatim i padukshem ne spektrin e drites, aq më me vlere eshte produkti, sidomos per mollen, fasulet pllaqi apo te zakonshme, siç jane fasulja shoqeruese me miser qe ka krijuar nje simbioze me te. Bile kjo vlere eshte injoruar sa here qe eshte fjala per marketingun e ketyre produkteve, ku me vone mund dhe te shtohet me etikete dhe lartesia mbi nivelin e detit. Dhe ky eshte nje resurs natyror me shume vlera dhe qe kjo perben ate qe ekonomistet e quajne Avantazh i Krahasuar Ekonomik. Blerja ne keto tregje qe po i quajme lokale ka dhe permban edhe shume aspekte sociale. Keto te japin sipas shume studimeve mundesine e bisedimit ne krahasim me supermarketet. Duke qene bleres ne keto tregje lokale e ndjen veten gjithmone dhe më shume pjesëtar te komunitetit ku banojmë. Aty sigurohet nje mundesi ideale per shtimin e relacioneve ne te cilat prodhuesi, fermeri i vogel ndjen krenari per prodhimin e vet qe sigurisht e motivon per ta vazhduar kete veprimtari, nganjehere duke harruar edhe veshtirësite qe jane te panumerta ne kete fushe.Tingëllon disi i prapambetur shembulli i shperndarjes te qumeshtit ne shume zona te banuara duke perfshire edhe metropolin Tirane-Durres. Furnizuesit kane krijuar nje marrëdhenie besueshmerie me konsumatoret, abonentet, qe perjashton rastet e abuzimit. Sidoqofte kontrolli mbi cilesine e qumeshtit, qe eshte nje produkt qe nuk duron abuzim nga vete natyra e tij, si nje terren qe pranon akceptimin e ngarkesave mikrobiale duke filluar qe nga enët plastike qe perdoren te cilat thuhet dhe duhet te jene njëpërdorimëshe.Lidhur me tregun lokal nuk eshte e veshtire te behet diferencimi se çfare fruti a perime eshte e stines, qe do te thote qe jashte stines, keto produkte jane te importuara ose te konservuara per nje kohe te gjate. Do te ishte nje dimension tjeter po ta trajtonim kete ne kontekstin e turizmit te cfarëdolloji qofte, i cili konsiderohet eksport brenda vendit pa qene nevoja te kalojë barrierat e shumënumërta per eksport. Te gjitha keto ne zonat e frekuentuara nga turistet padyshim qe do te shumëfishoheshin. Duhet te kerkohet qe ne etikete te shkruhet vendi i origjines. Jashte laboratorit eshte edhe nje testim nga vete konsumatori, organoleptik, qe eshte mesuar e familjarizuar me prodhimet lokale te zones.Kjo eshte nje teme e gjere, mjafton te permendim qe tregu i mengjezit eshte krejt ndryshe nga ai i pasdites, sidomos per perimet gjethore qe nuk i rezistojne temperatures duke pesuar vyshkje, pavaresisht se keto prodhime jane vjelur qofte dhe disa ore me pare.Jane shume momente per te diskutuar dhe debatuar, por perfundimi eshte i njejte: Te ushqyerit me prodhimin vendas është me i miri!Po per mishin: Ketu problemi disi komplikohet me shume edhe per per faktin se industria e procesimit tashme eshte tejet e sofistikuar. Kjo me pak fjale nenkupton edhe faktin se produktet e mishit te ardhura nga zona te ndryshme gjeografike, perpunohen dhe procesohen ne te njejten qendër, duke humbur edhe indentitetin e tyre te origjines per te cilet duhet te insistohet te shpallet origjina e tyre e te mos lejohen nenproduktet mikse. Kongresi amerikan ka miratuar ligjin qe detyron etikimin per vendorigjinen e produktit, COOL (contry-of-origine-labeling). Por gjithsesi nuk perjashtohet mundesia e manipulimit per strukturen e ushqimit te blegtorise, duke perfshire hormonet dhe antibiotikët. Bleresi ne tregjet lokale llogarit edhe mundesine qe ka sezoni sidomos per permbajtjen e dhjamit dhe prodhuesi i shtohet obligimet per te ju shmangur rritjes te kafsheve per mish jane kushteve natyrore te zones.E njejta gje duhet thene edhe per djathin. Cilesia e tij dominohet totalisht nga kullota sidomos per te imtat. Duhet te vecojme ketu djathin e dhise i cili ka permbajtje shume te ulet te kolesterolitt dhe që për fat te keq, ne mungese te marketingut, ka nje çmim diskriminues ne treg dhe pothuajse nuk i ka kaluar kufinjt e eksportit.Se fundi: Disa definicione, percaktime, qe mund te jene ne interes te konsumatorit, por nga ana tjeter do te motivojne dhe rritjen e prodhimit vendas ose lokal sic e permendëm me lart. Prodhim natyral: nenkupton prodhimin e produktit duke perjashtuar perbersit, ingredientet artificial, ngjyrimet, hormonet, perberes te tjere sintetik dhe me minimumin e procesimit (perpunimit industrial). Produkte organike: Qe do te thote perjashtimin e pesticidive dhe te fertilizanteve te cfardo lloji qofshin duke minimizuar dhe perdorimin e plehrave organik e komposteve,, organizmave te modifikuara gjenetikisht, antibiotikeve si dhe radiocionin e jonizuar gjate prodhimit dhe procesimit. Produkte lokale: Pergjithesisht konsiderohen si produkte lokale mishi, qumeshti, vezet qe prodhohen sa me afer shtepise qe te jete e mundur. Konvencionale: nenkupton produkte te marra ne depo (tregun e shumices) qe pergjithesisht do te thote qe jane jashte zones dhe bile dhe jashte vendit. Kafshë te ushqyera me bar (grass-feed) kryesisht me bar te sapo kositur ose te thate, por qe kane edhe aksesin e kullotjes te lire. Kafshe te mbarështruara ne kullote te lire (free-range) por qe kane si ushqim komplementar dhe ate ne regjim stallor, me bar, silazh ose koncentrate. Shenim: Ne kete shkrim jane perfshire edhe ekstrakte te marra nga Revista Amerikane “Farmers’Almanac”, 2010, “Compelling Reasons Why You Should Eat and Buy Your Produce Locally”, nga Amy GYSAK...