Topi takon diplomatët e BE e KiE: Mirëpres çdo përpjekje serioze për zgjidhjen e krizësNga TemaPresidenti i Republikës, Bamir Topi priti Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse me cilësinë e Presidencën së radhës së BE-së dhe
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Topi takon diplomatët e BE e KiE: Mirëpres çdo përpjekje serioze për zgjidhjen e krizësNga TemaPresidenti i Republikës, Bamir Topi priti Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse me cilësinë e Presidencën së radhës së BE-së dhe përfaqësuesin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Luixhi Bruza, të cilët i shprehën qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe komentuan rekomandimet e rezolutës së miratuar dje nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbi Shqipërinë.
Në një njoftim të presidencës thuhet se Topi “lexoi me vëmendje rezolutën e miratuar dje nga kjo Asamble mbi situatën politike në Shqipëri duke shprehur në të njëjtën kohë keqardhjen që një debat i tillë mbi funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri të zhvillohet në Strasburg, në një kohë që Shqipëria ka qenë nga vendet e para ish-komuniste të anëtarësuara në këtë institucion përfaqësues evropian.”
Presidenti ka deklarur se ndjek më vëmendje situatën mbaszgjedhore dhe mirëpret të gjitha përpjekjet serioze për të kontribuar në përmirësimin e klimës politike dhe në rivendosjen e dialogut parlamentar.