Sezoni i vrasjeve të trefishtaNga TemaBrenda dy ditësh, shënohet e dyta vrasje e trefishtë në Shqipëri. E fundit ka ndodhur në Devoll, në fshatin Vidovë. Mësohet se viktimat janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa policia po pret të zbardhë detaje të ngj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sezoni i vrasjeve të trefishtaNga TemaBrenda dy ditësh, shënohet e dyta vrasje e trefishtë në Shqipëri. E fundit ka ndodhur në Devoll, në fshatin Vidovë. Mësohet se viktimat janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa policia po pret të zbardhë detaje të ngjarjes. Tre viktimat janë vëllezër. Ata quhen Taulant, Xhiljon dhe Eldi Mulliri. Autori i kësaj ngjarje është Besim Karaj, nga Thumana, i martuar në Vidovë. Policia thotë se autori është i armatosur. Ende nuk ka ndonjë pistë kryesore hetimi, por mësohet se tre vëllezërit janë djemtë e Liliana Mullirit, e cila është dënuar për vrasjen e një tetë vjeçari, nipi i të dashurit të saj, ngjarje që pati tronditur opinionin publik në atë kohë. Para dy ditësh një vrasje e trefishtë ndodhi në Durrës.