E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, xheloz për Fazlliçin që udhëton me dy helikopterëNga Antena brenda familjesSandri ka gjithë javën që heton për Fazlliçin. Është bërë xheloz se të shtunën datë 23, paradite, Fazlliçi me dy helikopterë, një të kuq dhe një blu, u ul në Portoroma

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, xheloz për Fazlliçin që udhëton me dy helikopterëNga Antena brenda familjesSandri ka gjithë javën që heton për Fazlliçin. Është bërë xheloz se të shtunën datë 23, paradite, Fazlliçi me dy helikopterë, një të kuq dhe një blu, u ul në Portoromano. E gjithë kjo për Sandrin ishte e pakuptueshme. Se të shkosh me helikopter nga Tirana në Portoromano, të shkon më gjatë se të shkosh me makinë. E gjitha është bërë që Fazlliçi të duket njeri i rëndësishëm i pushtetit.
I tërbuar nga kjo, filloi të gërmonte se në cilin vend ishin ulur. Mori numurat e parcelave, i verifikoi dhe i doli që ishte toka ku ai kërkon të ndërtojë rafinerinë e naftës me rumunët.
Mori Sokol Olldashin ta pyeste me takt, a dinte gjë doktori, po s’kuptoi gjë nga përgjigja.
Të shtunën që shkoi sa e mori vesh, mori Petrit Vasilin dhe bëri sikur i duhej helikopteri i kuq i Ministrisë së Shëndetësisë.
- Shiko Petrit, më duhet pak ai helikopteri i kuq se kam një rast urgjent në një fshat të Lezhës, një i afërm i imi ka pësuar aksident.

- Sandri, ta gjen vëllai një tjetër më të madh, nga këta që kemi marrë së fundmi, është dhe i madh, më i mirë se i kuqi.
- Jo, jo, më duhet i kuqi, i vogli, tha Sandri.
- Po ça të të thotë vëllai, ç’ke ti, merr të madhin, mos ça kokë se nuk jam në Tiranë, jam jashtë me një mikeshën time për vveekend dhe nuk di kush e ka marrë. Mua më tha Argita se më duhet për një mik të saj dhe u dhashë urdhër t’ia japin.
- E mirë se nuk e dua fare, tha Sandri dhe mbylli telefonin.
Kjo gjë e bëri dhe më keq. D.m.th ia paska marrë Argita, tha. Prit të verifikoj atë tjetrin.
Mori Lul Bashën.
- Më duhet ai helikopteri blu, i tha, se kam një urgjencë në Lezhë.
- Sandër, s’e kemi atë blunë, po merr një tjetër të ri që e kemi marrë tani.
- Jo, jo, dua atë blunë se me atë jam mësuar, i tha Sandri. Dhe kur iki ndonjë herë me Blushin gjëkundi, atë marrim.
- S’ta jap dot tani Sandër se ma kërkoi doktori për një delegacion që ka ardhur nga Rumania, do na ndihmojnë për këtë punën e vizave në korrik.
- Po ça k… do na ndihmojnë rumunët ne, tha Sandri i pikëlluar dhe e mbylli telefonin.
D.m.th qenka në dijeni doktori, tha. Unë luftoj kot natë e ditë, të tjerë i marrin qyl gjërat. Energjinë elektrike ai, rafinerinë e naftës ai, mua më ngelën vetëm tokat në Dajt dhe në Lezhë, dhe ato me zotësinë time se doktori s’më ka dhënë gjë. Ja paskan me hile dhe atij Taçi k…. Po i bëkan rafineri në Portoromano. Ai k… më ngelet mua në derë t’i zhbllokoj borxhet. Në Vlorë 5 milionë, s’e lënë të kalojë më, rafinerinë në Ballsh e ka fikë fare, tatimet në Tiranë i rrinë në oborr t’i marrin ndonjë lek, ai e ka mendjen të blejë gjyqtarë dhe prokurorë. Nuk e kupton që e kanë nxjerrë rruar e qethur këta të doktorit, tha me vete.
I mërzitur se si është e mundur që megjithë konributin e tij të madh, ky Fazlliçi ia merrte të gjitha gati, pyeti Fevziun.
- Ore, se ti shkon tek Sheratoni në palestër. Ky Fazlliçi me kë rri mo burrë, me kë bën muhabet, se s’dihet marrim vesh me kë punon.

- Nuk e di Sandër se unë s’i flas me gojë, po me Shkëlzenin pi kafe çdo mëngjes. Është skandal në fakt, më tha dhe ky kryeministri boshnjak një ditë që e takova që ne nuk e njohim për ndonjë njeri serioz, por e respektojmë se na flet në emër të Berishës dhe na ka thënë që po ndihmon fëmijët e tij të mësojnë si bëhet biznes.
- Çfarë do na mësojë ai k… ne mo, pse s’dimë të bëjmë biznes ne. Ska faj ai, ka faj doktori që i hap derën.
- Jo ne Sandër, se ne s’jemi fëmijët e doktorit, e kisha fjalën për fëmijët tamam.
- Ne jemi fëmijë e shkuar fëmijë për të mo burrë se ne po e mbajmë gjallë, po del ky b…q… nga Bosnja dhe na merr gjithë paret. Shkon dhe shet pordhë me helikopterë aty që të duket sikur bën ai ligjin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›