E Diel, 1 Nëntor 2026

Dilni ne zgjedhje

Nga Express me 20 nentor 2010 ne ora 1102

Perfaqesues te Komitetit te Helsinkit ne Beograd dhe te Parlamentit te Serbise iu kane bere thirrje serbeve te Kosoves qe te dalin ne zgjedhjet parlamentare te cilat organizohen nga institucionet kosovare me 12 dhjetor.

Gjate nje konference te premten ne Cagllavice eshte thene se vetem ne kete menyre serbet mund te dalin nga margjinat dhe te krijojne mundesi per te vendosur per veten.

Sonja Biserko kryetare e Komitetit te Helsinkit ne Beograd ka thene se serbet e Kosoves gjate dekades se fundit kane qene peng i politikes se pasigurt e cila e ka mbajtur pezull orientimin e tyre. Sipas saj nje gje e tille duhet te perfundoje dhe se serbet duhet te dalin ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. 147Detyre themelore e te gjithe neve qe vezhgojme dhe marrim pjese ne zhvillimet ne Kosove eshte qe ta trimerojme bashkesine serbe qe ne menyre serioze te marre pjese ne keto zgjedhje. Ne kete menyre ta definojne te ardhmen e saj duke marre pjese ne Kuvend dhe ne institucionet e tjera te Kosoves. Jo vetem per 10 vendet e garantuara por me nje dalje me te madhe ne zgjedhje mund te marrin edhe 10 ulese te tjera ne Kuvendin e Kosoves148 ka thene Biserko njofton REL146i.

Ajo gjithashtu ka theksuar se pjesemarrja e serbeve te Kosoves ne zgjedhje do t146i definonte ata si subjekt qe do te mund te ndihmojne jo vetem konsolidimin e Kosoves por edhe ne marredheniet ne mes te Kosoves dhe Serbise.

Dite me pare autoritetet vendore dhe ato nderkombetare ne Kosove kane reaguar ndaj deklaratave te qeveritareve serbe te cilet kane thene se serbet nuk duhet te marrin pjese ne zgjedhje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›