Mire me Kroacine
Ushtruesi i Detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi duket se ka pasur nje bashkebisedim te mire te premten me Davor Vidisin Drejtor i Departamentit te Europes Juglindore ne Ministrine e Jashtme te Kroacise.
Krasniqi dhe Vidis kane shkembyer biseda rreth bashkepunimit mes dy vendeve por duket se kane anashkaluar incidentin diplomatik qe ka shkaktuar ambasadori kroat ne Kosove Zlatko Kramaric i cili gjate veres kishte deklaruar se autoritetet ne Prishtine e kane shnderruar vendin ne nje lope qumeshti. Por duket se askush keto deklarata nuk i ka marre seriozisht dhe ndaj ambasadorit Kramaric nuk eshte marre asnje mase.
Sido qe te jete Vidis ka folur per bisedimet Kosove 150Serbi duke kujtuar pervojen kroate dhe duke thene se para se gjithash bisedimet duhet te jene bilaterale te nivelit te barabarte mes dy shteteve.
147Per ne per Kroacine zgjidhje e te gjitha problemeve ne kete rajon eshte qe te gjitha vendet e Europes te jene anetare te Bashkimit Evropian dhe anetare te NATO-s ka thene Vidis.
Ushtruesi i Detyres se Presidentit Jakup Krasniqi ka biseduar me perfaqesuesin e Ministrise se Jashtme te Kroacise edhe per pervojen e ketij shteti per integrimet evropiane dhe per mundesise qe biznesi kroat te investoje ne Kosove.