E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimër i acart në Bullgari dhe Rumani, paralizohet trafiku

SOFIE- BUKURESHT- Bullgaria dhe Rumania po përballen me një dimër të ashpër me borë dhe të ftohtë të acartë. Bora ka shkaktuar kaos në trafik në të dy shtetet, duke detyruar mbylljen e autostradave, vonesa në fluturime, udhëtimet me tren si dhe ndërprerje të energjisë. Bora gati ka mbuluar komplet makinat të cilat ndodheshin të parkuara në rrugë. Zyrtarët në Bullgari thonë se gjatë ditës së djeshme moti i keq ka shkaktuar ndërpreje të energjisë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa shumë fluturime janë shtyrë për rreth një orë në aeroportin ndërkombëtar të Sofies. Meteorologët thonë se një mot i tillë mund të vazhdojë dhe për dy ditët në vazhdim. Po përdoren fuoristrada per te çliruar drejtuesit mjeteve që kanë mbetur të bllokuar nga bora, apo për të transportuar qytetarët që kanë nevojë për trajtim mjekësor urgjent. Në Rumani, bora dhe akulli kanë vonuar transportin hekurudhor për dy orë. Në kryeqytetet e Rumanisë dhe të Bullgarisë, Bukuresht dhe Sofie autorietet kanë bërë thirrje qytetarët që të mos lëvizin me makina nëpër qytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›