Greqi, Papandreu inkurajon funksinarët: Pranoni tu bllokohen pagat
ATHINë- Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, u kërkoi sot funksionarëve grekë të cilët po bëhen gati për të protestuar nesër, "të japin shembullin e tyre" duke pranuar bllokimin e pagave për të ndihmuar vendin në daljen nga kriza financiare. "Patriotizmi sot nënkupton që duhet të ndihmojmë të gjithë për nxjerrjen e vendit nga kriza", deklaroi Papandreu gjatë natës së djeshme në parlament. "Funksionarët duhet të jenë të parët që japin shembullin e tyre", shtoi ai. Papandreu mblodhi sot në mëngjes ministrat për të përcaktuar masat e rrepta ekonomike të njoftuara javën e kaluar dhe që do të merren për të zvogëluar deficitin e lartë të vendit, bëri të ditur zyra e tij. Sindikata e funksionarëve grekë, Adedy u ka bërë thirrje anëtarëve të saj për një grevë kombëtare ditën e nesërme kundër "sakrificave të padrejta dhe pa rezultat" të planit qeveritar për daljen nga kriza, që parashikon një ulje të pagave reale të funksionarëve, një frenim të punësimit dhe heqjen e privilegjeve fiskale. Federata e sindikatave, me rreth 300 000 anëtarë, ka bërë thirrje për një manifetim të njëjtën ditë në qendër të Athinës. Sindikata tjetër e madhe greke, Konfederata e punëtorëve grekë, GSEE me 600 000 aëtarë, ka bërë thirrje për një grevë kombëtare 24 orëshe në sektorin privat më 24 shkurt për të protestuar kundër projekteve qeveritare për reformë të pensioneve. (d.b/BalkanWeb)