E Diel, 1 Nëntor 2026

Dimic: Beogradi s'ka zgjidhje tjeter, vetem perkrahje EULEX-it

Kryetari i Nismes per Kosoven Evropiane, Demokratike dhe Shumetnike, Radomir Dimic, deklaroi se Serbia ketu nuk ka zgjidhje tjeter dhe duhet te perkrahe EULEX ne te kundert demi per te do te ishte i madh. "Une ne disa raste e kam shprehur publikisht mendimin tim sa i perket EULEX-it. Misioni i EULEX-it do te sjelle stabilitet ne Kosove dhe mendoj se ky mision sjell stabilitet edhe per tere rajonin", deklaroi Dimic. Sipas tij, EULEX-i eshte nje domosdoshmeri, sepse UNMIK-u eshte i tejkaluar. Une prej te pareve e kam perkrahur EULEX-in dhe shtrirjen e tij ne gjithe territorin e Kosoves. "EULEX-i eshte garanci e mire per te gjithe qytetaret dhe per te drejtat e bashkesive etnike. Mendoj se Serbia nuk guxon te mbetet peng i nacionalisteve serbe dhe per shkak te tyre te humbe perspektiven evropiane", shpjegoi kryetari i Nismes per Kosoven Evropiane, Demokratike dhe Shumetnike. Per te, Evropa eshte rruga e vetme e pajtimit te te gjithe popujve te Ballkanit, sepse ne i perkasim te ardhmes evropiane te Ballkanit, por ne duhet te ndryshojme qe te hyjme ne familjen evropiane. "Serbia duhet te jape kontributin e vet ne pajtimin e shqiptareve dhe serbeve, ne vendosjen e dialogut mes shqiptareve e serbeve", theksoi Radomir Dimic.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›