E Diel, 1 Nëntor 2026

Terreni i keq në Peqin shtyn Shkumbini-Dinamo

Kupa e Shqipërisë

Pas Gramozi-Teuta edhe një tjetër ndeshje e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë është shtyrë. Përballja Shkumbini-Dinamo, e planifikuar të luhej dje në Peqin nuk u zhvillua për shkak të gjendjes shumë të keqe të fushës. Prej reshjeve të dendura të shiut, terreni ishte mbushur me ujë, duke krijuar pamjen e një “pishine”. Pasi ka vlerësuar gjendjen e tmerrshme të fushës, ku ishte e pamundur të zhvillohej një ndeshje normale futbolli, dhe konsultimeve me delegatin e FSHF-së dhe stafet e të dyja skuadrave, gjyqtari i takimit vendosi që ndeshja të mos zhvillohej. Dinamo ka pësuar humbjen e vetme sezonale pikërisht në Peqin (4-0) në javën e 16-të të Superiores. Edhe në atë rast, fusha ka qenë e mbuluar nga balta, e cila ishte shkaku kryesor i hapit fals të skuadrës së drejtuar nga Shkëlqim Muça.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›