Dimraj “shkarkon” presidentin Halili

www.albania-sport.com - Shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj, “shkarko” presidentin e Tiranës, Refik Halili, duke i hequr këtij të fundit të drejtën për të “rekrutuar” lojtarët për sezonin e ri 2010-2011. Sipas Dimrajt – i vendosur si sekretar klubi nga Bashkia e Tiranës – do të jetë kryesia e klubit ajo që do të vendosë për lojtarët që do të blihen pas kërkesave të trajnerit përkatës.
“Është e papranueshme që të komandojë sponsori, të zgjedhë lojtarët e të bëjë strategjinë e klubit”, - citohet Dimraj nga “Panorama Sport”.
Në fakt, Halili - sponsori i vetëm i 24-herë kampioneve- paguan rreth 99 për qind të shpenzimeve të klubit, përfshirë dhe kontratat marramendëse të lojtarëve, dhe vetëm një pjesë e vogël financohet nga Bashkia e Tiranës. Shpenzimet vjetore te Tirana kapin shifrën e një miliard lekëve të vjetra.
Në sezonin aktual, Tirana është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë dhe nuk ka asnjë mundësi për të fituar titullin, por gjithsesi, klubi me më shumë trofe në vend, ka kapur për momentin zonën e Europës.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 15 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili