Tirana AS fiton Kupën e Shqipërisë

www.albania-sport.com-Ekipi i fermave Tirana AS shkroi emrin në historinë e futbollit të femrave si fituesja e parë e edicionit të parë të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra.
Skuadra kryeqytetase me president Genc Ymerajn dhe trajner Altin Rrakllin shkatërroi 6-0 formacionin shkodran The Door të drejtuar nga Haxhani, në finalen e organizuar në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Golat mbajnë firmën e Baros (2), Vishkullit, Dashit, Seranajt dhe Kryemadhit.
Edicioni i Kupës së Shqipërisë u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ishte ishte presidenti i këtij institucioni Armand Duka që i dorëzoi Kupën kapitenes së skuadrës fituese Aurora Seranaj.
Më 14 mars, Tirana AS kishte fituar kupën e “Ditës së verës”, një një triangolare ku bënin pjesë Tirana AS, Dardania dhe Jubani.
Së shpejti pritet të krijohet dhe Kombëtarja e femrave.
Në kampionatin e femrave bëjnë pjesë shtatë skuadra Tirana AS, The Door, Tirana, Jubani, Dardania, Rubiku dhe Memaliaj.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 15 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili