Dimri 2010, më i lagështi në 200 vjet

Bolonjë, 6 mars, NOA - Koha e dimrit të sivjetshëm, e cila duket se po përfundon, ka qenë më e lagështa e 200 viteve të fundit. Një fakt i tillë pohohet nga një studim i Institutit të Shkencave Atmosferike dhe Klimatike në Bolonjë, i cili e ka renditur vendin dimrin 2010 si dimrin me reshjet më të mëdha të kohëve të fundit. Me këtë tregues, studiuesit kanë shpjeguar edhe stuhitë dhe përmbytjet e mëdha në shumë vende të Evropës, ku nuk mund të rrijë e papërfshirë edhe Shqipëria.
Ndërsa përsa u përket temperaturave, vihet në
dukje se stina që po lëmë pas nuk ka qenë shumë e ftohtë.
Dimri 2010, si kudo në
Europë, nuk ishte ndër më të nxehtët, por edhe as ndër më të ftohtët, vë në
dukje studimi në fjalë.
n.e/NOA