E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naftëtarët kundër privatizimit të Albpetrol,

Sindikata e Naftës u shkruan krerëve të shtetit: Ja masakra që po bëhet ndaj Albpetrol

Sindikata e Pavarur e Naftës Patos, në bashkëpunim me një staf të përbërë nga inxhinierë nafte e specialistë me përvojë pune me mbi 30 vjet punë në këtë sektor kanë hartuar një peticion drejtuar Presidentit Bamir Topi, Kryeminsitrit Sali Berisha, Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, bordit drejtues të kompanisë Albpetrol si dhe

Avokatit të Popullit, Ermir Dobiani. Kërkesa e tyre është mbi domosdoshmërinë e zgjedhjes së modelit të privatizimit të naftës dhe gazit në Shqipëri dhe rivlerësim të termave të marrëveshjeve hidrokarbure të lidhura mes kompanisë Albpetrol dhe kompanive të huaja. Ndër të tjera, në këtë peticion thuhet se nga zhvillimet e kohëve të fundit në sektorin e naftës janë prodhuar ngjarje të padëshirueshme, rrjedhoja ka qenë abuzime dhe arbitraritet të ushtruar në vendburimet ekzistuese të naftës dhe shkelje flagrante të disiplinës shkencore duke shkaktuar kosto të larta që i rëndojnë vendburimeve të naftës dhe bilancit të rezervave të saj dhe rrjedhimisht ekonomisë shqiptare. Në peticion thuhet gjithashtu se kompania Albpetrol ka fuqi punëtore deri në 800 punonjës mbi organikë që marrin rrogën ose pa u paraqitur në punë, ose që paraqiten por që nuk bëjnë asnjë lloj pune, ndërkohë që një qëndrim fyes hasin inxhinjerët dhe specialistët e naftës.

Bashkëpunimi i Priftit me kompanitë e huaja
Si rezultat i keqmenaxhimit të kompanisë Albpetrol për vitin 2010 është parashikuar një rënie prodhimi e naftës bruto deri në 115 mijë tonë gjë që e çon drejt falimentimit këtë kompani me qëllim shitjen e tij në kosto tepër të ulët. Albpetrol duhet të bëjë publikë skenarët e bërë gjatë vitit 2009 dhe gjatë këtij viti, pasi kompanitë e huaja kanë pushtuar vendburimet, thuhet në këtë peticion. Sindikata e Pavarur e Naftëtarëve, në peticionin e saj radhit një për një edhe shkeljet që ka bërë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në lidhje të kontratave me firmat e huaja që kanë aktivitet në fushën e naftës. Ndër këto shkelje, sindikata përmend se në faqen 13 të marrëveshjes në pikën 3.5.1.3 është pranuar që rënia natyrale e prodhimit vjetor të naftës për çdo pus shfrytëzimi në ranor të jetë 15 % në vit, pra jo sipas të dhënave faktike që është 5 % gjë që është në favor të firmave të huaja. Sipas naftëtarëve, po të mos shkelej kjo marrëveshje, shteti i përfitonte falas nga kompanitë e huaja pasi ka bërë shpenzime për zbulimin e vendburimit, shpimin e puseve dhe kompletimin e tyre me pajisje e makineri. Më tej, ata sqarojnë se kur një firmë e huaj merr një pus për shfrytëzim, puset e tjerë në pronësi të Albpetrolit duhet të punojnë. Por në të vërtetë kjo gjë nuk ndodh, pasi po të jenë në punë puset pranë pusit që ka marrë firma e huaj, bie prodhimi i atij pusit të kësaj të fundit. Nafta për mbulimin e kostos në marrëveshje me firmat e huaja, ka qenë 80 %. Por kjo marrëveshje është përpunuar dhe është çuar në 97 %, në favor të firmave të huaja.

Ministri injoron takimin me naftëtarët
Në kuadër të privatizimit të kësaj kompanie naftëtarët kanë kërkuar takim me ministrin Dritan Prifti, por ky i fundit nuk ka denjuar që ti presë apo të zhvillojë takime as në bazë dhe as në Tiranë. Naftëtarët pretendojnë se privatizimi i i Albpetrolit duhet të bëhet nga vetë naftëtarët, pasi kanë kontribuar me vite e vite me radhë në këtë profesion dhe punë, ndërkohë që u është premtuar statusi i naftëtarit në shumë fushata elektorale por që ende nuk u është dhënë. Sipas specialistëve të naftës, mësohet se vendi ynë ka një kapacitet rezervash gjeologjike të bazuara në 13 vendburime nafte e gazi prej 436 617 693 ton naftë dhe 13,2 miliard metër kub gaz ku deri më sot janë nxjerrë 52 milion tonë naftë bruto dhe 10,5 miliard metër kub gaz.

Kërkesat e Sindikatës së Pavarur të Naftës Patos
1- Rishikim dhe rivlerësim i termave të marrëveshjeve hidrokarbure të lidhura mes kompanisë Albpetrol dhe kompanive të huaja.
2- Dhënia e pronësisë intelektuale për kontributin e dhënë në zbulimin dhe shfrytëzimin e vendburimeve të naftës dhe gazit në masën 50 % të fitimit.
3- Përdorimi i modelit të privatizimit kolektiv të kompanisë Albpetrol sha Patos.
4- Duke qenë aksionerë, punonjësit e naftës me 51.75 % të aksioneve dhe shteti shqiptar me pjesëmarrje 25-49 % të tyre.
5- Duke qenë aksionerë, punonjësit e naftës me pjesëmarrje 100 % të aksioneve dhe blerje të tyre nga shteti në vlerën 50 % të tyre.

Ulja e qëllimshme e prodhimit në Albtetrol
Sipas shifrave të dhëna nga inxhinierë e specialist të kësaj kompanie mësohet se në vitin 2005 në ditë prodhohej 1100 tonë naftë në 24 orë në total, tashmë ky prodhim është disa herë më i ulët. Ata pohojnë se ndërmarrja e prodhimit të naftës Shqeishte nga 200 tonë në 24 orë në vitin 2005 ka arritur që të nxjerrë 110 tonë naftë në 24 orë, po kështu edhe prodhim Patosi nga 135 tonë naftë në 24 orë në vitin 2005 ka arritur që të prodhojë 35 tonë në 24 orë, Marinëza po shkon drejtë shkrirjes si ndërmarrje. Ndërkaq specialistët pranë Albpetrol kanë pohuar se puset që kanë pasur prodhimtari të lartë u janë dhënë firmave të huaja të nxjerrjes së naftës. Momentalisht ndërmarrja e nxjerrjes së naftë në Marinzë nxjerr 20 ton naftë në 24 orë ndërkohë që në vitin 2005 në 24 orë nxirreshin 280 tonë naftë bruto. Në këtë zonë, puset që kanë prodhimtari u janë dhënë firmave të huaja. Puset nuk janë dhënë në bazë të PPE-së (prodhimi para ekzistues) dhe në këtë drejtim nuk ka faj vetëm drejtoria e kompanisë Albpetrol por edhe Ministria dhe qeveria. Puset që momentalisht kanë prodhimtari nuk duhet që tu jepen për shfrytëzim firmave të huaja që operojnë në këtë aspekt, pohojnë inxhinierët e specialistët e naftës. Të huajt që kanë një teknologji më moderne duhet që të marrin puset me prodhimtari të ulet e ti bëjnë ata rentabël, pra tu risin prodhimin, thanë ata. Ky është defekti kryesor në menaxhimin e vendburimeve të nxjerrjes së naftës së Albpetrolit. Kjo dukuri është vënë re jo vetëm në Marinëz por edhe në Sheqishte, Ballësh e së fundmi edhe në Visokë.

Kompanitë e huaja që operojnë brenda Albpetrol
Kompanitë e huaja që po operojnë në fushën e nxjerrjes së naftës po vjelin naftën shqiptare pasi kompania e naftës dhe e vetmja në vend Albpetrol po tregohet e pa zonja jo vetëm në nxjerrjen e naftës por edhe në përpunimin e saj. Mungesa e investimeve në pajisje e makineri, teknologji apo edhe në segmente të ndryshme që bëjnë të mundur rritjen e prodhimit të naftës bruto, kanë bërë që firma të ndryshme të hyjnë në tregun shqiptar të naftënxjerrjes. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në sitin e kompanisë Albpetrol, mësohet se kanë qenë disa firma të huaja që nga viti 1994 që operuan në fushën e prodhimit apo gjetjen e vendburimeve të reja të naftës. Në ditët e sotme, në të gjithë zonën që administrohet prej kompanisë së naftës Albpetrol operojnë tre firma të huaja. Bankers Petroleum Ltd, e cila filloi në vitin 2006 pas largimit të firmës SAXON International Energy Ltd, është firma kanadeze Stream Oil&Gas Ltd, kompania kanadeze Sherëood International Petroleum LTD, si dhe një firmë e re e cila po ndërton punën në hapat e saj të parë Visoka energy. Të gjitha marrëveshjet mes kompanisë Albpetrol dhe firmave të huaja që operojnë në naftë janë lidhur konform ligjit në fuqi për hidrokarburet Nr.7746 datë 28/07/1993, sipas vendimit Nr.509 datë 08/08/2007 të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.


Si përzgjidhen kompanitë e huaja
Nuk kanë qenë të pakta herët kur jo vetëm një person por edhe grupe të përbërë prej inxhinierësh, teknikë e specialistë nafte me përvojë pune në këtë fushë mbi 25 apo 30 vjet e kanë kundërshtuar këtë strategji të shfrytëzimit të fushave naftëmbajtëse, në mënyrat nga më barbare. Inxhinierë dhe specialistë pohojnë se firmat e huaja du

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›