E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Arsimi, prioritet madhor i qeverisë

Kryeministri Berisha me rastin e 7 Marsit ditës së Mësuesit është takuar paraditen e sotme me mësues të kryeqytetit. Berisha duke i uruar mësuesit për punën e mirë që po bëjnë për edukimin e brezave theksoi se arsimi mbetet prioritet madhor i qeverisë.
Sipas tij reformat e thella që do të ndërmerren në arsim do të bëjnë që arsimtarët në të gjithë vendin do të trajtohen ashtu siç e meritojnë.
Ndërkohë sot në mbarë vendin festohet Dita e Mësuesit, në përkujtim të 7 Marsit 1887, ku në Korçë u hap mësonjtorja e parë shqipe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›