Dimri Basha Masa urgjente per permbytjet dhe izolimin
Afrimi i stines se dimrit ka detyruar drejtuesit e ministrive te kerkojne llogari per cfare eshte bere deri tani per te shmangur permbytjet apo izolimin gjate muajve te ardhshem. Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka mbledhur ne nje takim prefektet e 12 qarqeve ne vend ndersa ai i Bujqesise Genc Ruli ka pare ne terren ne zonen e Velipojes punen qe po kryhet per argjinaturat e kanalet kulluese. Basha u kerkoi prefekteve marrjen e masave te menjehershme per te perballuar permbytjet. Ne takimin e zhvilluar dje u kerkua qe rendesi e vecante ti kushtohet mbajtjes ne monitorim te nivelit te ujit ne lumenj sigurise ne diga dhe shkembimit te informacionit ne menyre te panderprere me KESH-in dhe drejtorite e hidrocentraleve. Kerkohet nje shkundje e plote e strukturave ne vartesine tuaj dhe nje kontroll e inspektim i imet i te gjithe strukturave qe lidhen me pergjegjesine e prefekteve ne cdo qark. Duhet te perfundoje me urgjence dhe mos te kete asnje justifikim per mospasje ne gjendje pune te infrastruktures mbeshtetese apo te infrastruktures paresore ne sherbim ose nen kercenimin e situatave te emergjencave civile u tha Basha prefekteve te pranishem ne takim. Ai kerkoi monitorimin e situates ne perputhje me planin kombetar te emergjencave civile mbledhjen e informacionit mbi nevojat per baze ushqimore per banoret dhe gjene e gjalle gatishmerine e hidrovoreve e marrjen e masave per furnizimin normal me energji elektrike. Brenda dates 10 nentor Basha kerkoi raportim me shkrim per mjetet e gatshme qe mund te perdoren ne raste emergjencash qofshin ato shteterore apo private. Ministri kerkoi qe strukturat shteterore te qendrojne ne gatishmeri ndersa urdheroi qe cdo jave te perditesohet informacioni zyrtar per numrin e banoreve dhe shtepive qe jane ne rrezik te menjehershem nga rreshqitja dhe fenomenet e ndryshme natyrore. Per te inspektuar punimet ne terren ne nje prej zonave me te prekura nga permbytjet ne fillim te vitit Velipoje ka mberritur ministri i Bujqesise. Ruli i shoqeruar nga grupi i punes ka pare ne vend kushtet ne te cilat po kryhet investimi i qeverise ne kanalet kulluese te zones si dhe argjinaturat ne fshatrat e kesaj komune. Qarku i Shkodres pesoi demet me te medha nga reshjet dhe shkarkimet e hidrocentraleve ne muajt e pare te 2010-s. Rezervat
Ministri i Brendshem theksoi dje se Rezervat e Shtetit duhet te pergatisin nje stok te nevojshem per rastet e emergjences qe mund te dalin gjate dimrit. Sipas tij duhet te kete nje fond te gatshem paketash me ushqime dhe strehim te perkohshem te banoreve ne varesi te situatave te mundshme gjate dimrit.