E Shtunë, 31 Tetor 2026

HETIMI I AVOKATITZbardhen pergjimetsi korruptohen gjykatesit

/ /

ARRESTIMI I HYSNI BETIT/Publikohen per here te pare pergjimet qe arrestuan avokatin Hysni Beti. Juristi kerkoi 5 milione leke nga e dashura e te arrestuarit Erkens Zeneli per ti ndare me gjyqtaren dhe prokuroret. Avokati eshte pergjuar duke permendur gjyqtaret dhe zv.prokurorin e rrethit Tirane. Akuza U tha klienteve se mori borxh per ti dhene ryshfet gjyqtares qe liroi te riun. Beti u pergjua teksa tregonte shtepite luksoze e pushimet e shtrenjta te gjyqtareve.Kerkojne 150 mije leke per te ulur nje jave burg

Pergjimet qe prokuroria kreu ne vazhdimesi nje muaj me pare per 15 dite rresht ndaj avokatit kryeqytetas Hysni Beti padyshim qe nuk jane te reja per veshet e qytetareve shqiptare qe halli i ka cuar te pakten nje here ne dyert e drejtesise. Ne vendimin gjyqesor per caktimin e mases se sigurise arrest shtepie per Betin jane perfolur njerezit e drejtesise duke nxjerre te palarat e sistemit me te perfolur aktualisht ne vend persa i perket mitmarrjes. Ende nuk mund te percaktohet pasi do te jete vendimi i formes se prere ne perfundim te procesit se ku mbaron e verteta per skemat e tilla te korrupsionit te gjyqesorit dhe ku fillon fantazia por bisedat duket se konfirmojne fenomenet qe perfliten prej vitesh ne adrese te drejtesise shqiptare. Gazeta Panorama publikon te plote dosjen me pergjimet qe sollen prangosjen e avokatit Hysni Beti aktualisht ne arrest shtepie per ushtrim te ndikimit te paligjshem.

Episodi I
...me date 28 shtator 2010 shtetasi Erkens Zeneli ka bere kallezim ne polici ndaj shtetasit Hysni Beti i cili ushtron profesionin e avokatit. Zeneli sqaron se ndaj tij paraprakisht ka filluar procedimi penal ne Prokurorine e Tiranes per kundershtim me dhune te punonjesit te policise per llogari te te cilit me date 27 shtator 2010 eshte vendosur dhe masa e sigurimit nga ana e Gjykates se Tiranes. Para se te vendosej masa e sigurimit e dashura e kallezuesit shtetasja Elona Parllaku ka marre kontakt me shtetasin Hysni Beti avokat. Me pas kjo i ka thene Zenelit se megjithese avokati Beti nuk ishte paraqitur fare ne seancen gjyqesore per caktimin e mases se sigurimit ai kerkonte shumen prej 500 000 lekesh te reja. Pasi jane takuar me shtetasin Beti te nesermen me date 28 shtator 2010 ne ambientet e zyres se tij kallezimtari ka mesuar prej tij se ai kishte kontaktuar vete me gjyqtaren e mases se sigurimit dhe se donte te ishte korrekt me te duke i dhene parate pasi tashme puna ishte bere. Ne kete moment qe paraprin denoncimin Zeneli ka vendosur te kryeje nje regjistrim privat te bisedes e cila eshte transkriptuar dhe ndodhet ne fashikullin e dosjes. Nga permbajtja e tij rezulton se ne ambientet e zyres se avokatit eshte zhvilluar nje bisede mes Zenelit Parllakut dhe Betit. Qe ne fillim te bisedes Hysni Beti deklaron se eshtjen e kam zgjidhur une me gjyqtaren. Me pas vijon duke garantuar kallezuesin se ceshtja e tij do te mbyllej perfundimisht ne Gjykaten e Apelit. Sa me lart konfirmohet edhe nga Parllaku e cila shton se mbremjen para dites se caktuar per masen e sigurimit eshte kontaktuar me telefon nga avokati Beti qe i ka thene se e ka mbyllur ceshtjen e te dashurit te saj dhe se ishte cdo gje ne rregull. Me 27 shtator kjo eshte takuar me Betin ne ambientet e Gjykates se Tiranes ku ky i ka thene se per ceshtjen e Erkensit kishte paguar leke duke u futur ne borxh dhe prandaj ajo duhet te ishte korrekte. Pasi eshte vendosur masa e sigurimit Beti ka takuar deklaruesen pasdite. Me marrjen e kallezimit nga ana oficereve te policise gjyqesore eshte bere keqyrja e aparatit celular te Erkens Zenelit i cili ne deklarimet e tij sqaron se
EPISODI II
Me date 30 shtator rreth ores 1500 Elona eshte telefonuar ne numrin e saj 0685... nga Beti nepermjet telefonit te tij 0682... Ai i ka kerkuar edhe nje here dorezimin e shumes prej 150 mije leke te reja per tia dorezuar gjyqtares qe ka drejtuar seancen e mases se sigurimit duke i shtuar se kishte hyre ne nje mesele te keqe. Ne keto kushte kur zhvilloheshin biseda ne vende private dhe me ane te komunikimit telefonik me personin e dyshuar me qellim per marrjen e te dhenave ne lidhje me mekanizmin e kryerjes se veprimeve kriminale apo te veprimeve te metejshme doli e domosdoshme qe te pergjoheshin numrat celulare 0685... 0682... dhe 0672... Qe nga ky moment pas kallezimit te bere nga Zeneli mes ketij te fundit dhe organit procedues duke qene se po zhvilloheshin hetime paraprake eshte nenshkruar nje marreveshje qe pasqyronte vullnetin e kallezimtarit per bashkepunim ne kryerjen e pergjimit dhe regjistrimit te bisedave ne ambiente private dhe ne vende publike si dhe veprimeve stimuluese per zgjidhjen e problemit ne rruge ligjore. Nga ana e prokurorise eshte paraqitur kerkesa dhe gjykata ka vendosur vleftesimin e vendimit te prokurorit per lejimin e pergjimit te bisedave ne ambientet private pergjimit te fshehte fotografik filmik dhe me audio e video ne vende private dhe te numrave celulare qe perdoren nga Erkens Zeneli Elona Parllaku dhe Hysni Beti per nje afat 15 ditor. Po keshtu nga ana e prokurorit eshte vendosur pergjimi ne vende publike midis shtetasve te lartpermendur sipas kushteve dhe kritereve te parashikuara ne Kodin e Procedures Penale. Nga pergjimi ambiental i bisedes se dates 1 tetor ora 1320-1400 midis Betit dhe Parllakut e Zenelit ka rezultuar se shtetasi nen hetim i eshte ankuar dy shtetasve te tjere se nuk mund ti dilte perpara vajzes duke iu referuar gjyqtares se seances se mases se sigurimit kjo per faktin se do te pergojohej. Edhe pasi bashkebiseduesit i kane konfirmuar se i kane sjelle parate perseri ky deklaron se nuk mund te hynte dot ne gjykate se nuk donte ti dilte fjale. Persa i perket hetimeve paraprake Beti pyet Zenelin dhe Parllakun nese donin te shkonin ne gjyq apo ceshtja ne ngarkim te tyre te pushohej. Ne vijim i arrestuari pranon se shuma per te cilen kishte folur qe ne fillim do te mbulonte 100 te punes. Ne kete moment te bisedes nderhyn Parllaku e cila i pergjigjet se nuk e kishte idene pasi mendonte se ne mes ishte vetem gjyqtarja e mases se sigurimit. Me pas Beti konfirmon njohjen qe kishte me prokurorin e ceshtjes pasi ky i fundit eshte djali i nje mikut te tij dhe po te ishte kontaktuar me pare prokuroria nuk do te kishte kerkuar masen arrest ne burg pasi kete pune do ta rregullonte ai. Ai kishte vazhduar duke thene se ne nje rast vonese te tille ishte detyruar te paguante gjyqtarin edhe me 450 mije leke te reja. Me pas Beti mori shumen dhe i falenderoi pasi i kishin hequr nje barre te rende. Ne nje moment te bisedes i hetuari i tregon kallezuesit se kishte pasur fat per shkak se po te behej masa ate dite nuk do te kishte pasur mundesi te takonte gjyqtaren dhe fati i tij qe seanca e mases ishte lene per te nesermen. Kur pyetet per gjenealitetet e gjyqtares i hetuari konfirmon.
EPISODI III
Ne nje bisede te zhvilluar midis te njejteve shtetas me 6 tetor i hetuari u ka thene se ai deri tani ka bllokuar ankimin ne Apel per te mos lene leke rrugeve. Perseri i hetuari merr persiper se vendimi i Faktit nuk do te kthehej se ne te kunderten ai do te shkonte ne burg. Ne momentin kur i kerkon perseri te holla kallezuesit dhe ky i fundit i thote se nuk eshte ende gati i hetuari shprehet se tani eshte me i qete pasi sipas fjaleve te tij ...nuk shkosha dot ne gjykate ate e kam realizuar tashi do presim kafen nga juve neser pasneser per te organizuar gjithcka. Po ne kete bisede Beti i thote se neser do te shkoje ne prokurori per te biseduar me shefin e madh pasi ky i fundit eshte me praktik dhe se me te di ai si te komunikoje. Nga pergjimet e dates nje tetor rezulton se ...u bera kater dite qe me telefonon ai me vjen zor skam shku ne gjykate. ... aman pash zotin ta heq qafe se me cmeni.
EPISODI IV
Nga procesverbali i transkriptimit te bisedave ambientale te 13 tetorit midis Betit Erkensit e Elones avokati i ka informuar se ne lidhje me masen e sigurimit ne gjykate kishin filluar reagimet. Nga procesverbali i transkriptimit te bisedave ambientale te 20 tetorit nga biseda e zhvilluar mes Betit dhe Zenelit nga ora 1100 - 1230 rezulton se kallezimtari interesohet nese procedimi penal po vazhdon per shkak se nuk eshte cuar kafja sic shprehet ai. Beti vazhdon se per ate po mbahet sepse per te bere gjera te keqija eshte kollaj fare puna eshte per te bere pune te mira. Pyetjes se nese pushimin e ceshtjes e benin ata qe kane takuar duke iu referuar prokurorit dhe hetuesit Beti i pergjigjet se e duan edhe ata nje kafe duke thene shprehimisht ...kto kujtojne se i shmangem un.... Gjithashtu Beti sqaron se ka punuar per 13 vjet ne prokurori dhe se e di si jane keto gjera. Kur kallezimtari e pyet nese do te mbeten te kenaqur me ate sasi te hollash Beti pergjigjet pozitivisht duke shtuar se ato ishin detyrime absolute qe mbyllin gjithcka pasi ai e dinte menyren e te vepruarit dhe te shpenzuarit. Ne lidhje me shumen e kerkuar ajo sqaron se eshte e pranueshme dhe e logjikshme per ate akuze ndryshe nga nje akuze tjeter e cila kerkonte nje shume prej 15 mije euro pa sqaruar rrethanat e kesaj akuze. Me pas Beti ka filluar ti shpjegoje kallezuesit dhe te dashures se tij se si funksion sistemi gjyqesor ne Shqiperi. Ai vijon shpjegimet e tij se nje avokati ne fund i mbeten vetem 10 te shumes pasi pjesa tjeter i shkon prokurorit hetuesit dhe gjykatesit duke i treguar shembuj per konkretizim dhe duke theksuar se Kur them mos pac hall kjo ceshtja jote eshte nga ceshtjet ne kuptimin e mire nga me te lehtat. I pyetur nga kallezimtari nese kishte futur ne xhep deri tani i hetuari i pergjigjet negativisht madje duke iu betuar per femijet e tij. Po ashtu Beti qeteson kallezuesin duke i thene se ata nuk do te kerkonin me shume pasi akuza ne ngarkim te tij nuk eshte e rende. Ne kete moment Beti i shpjegon kallezuesit edhe menyren e pageses qe i behet gjyqtareve per te ulur denimet. Ai shpjegon se ne varesi te viteve qe kerkohen per tu ulur gjyqtaret llogarisin javen me 150 mije leke dhe e konceptojne me kete vlere duke u nisur nga fakti si vijne familjaret per te takuar te burgosurit do ti cojne nje arke me ushqime do te harxhojne jo vetem leket e bukes shpenzimet ushqimet etj. Ketu shton Beti se ne Apel i eshte kerkuar nje shume prej 450 mije lekesh apo 4.500 euro. Per te konkretizuar kete fakt ai permendi nje shembull. Ne nje bisede te lire i hetuari komentoi edhe makinat e gjyqtareve dhe pushimet verore qe ata bejne. Beti i thote se po te kishte nje avokat tjeter ai me njemije per qind do te ishte ne burg. Ne nje moment te bisedes thote ...me te gjithe gjyqtaret punohet une prandaj thashe se ajo eshte vajze e mire po eshte pak frikacake nuk ... dhe prandaj me cante b... mu kater here ne dite ne telefon se po i shmangem une... gjykateses... ajo nuk eshte gjyqtare penale qe ta dish ti ajo gjyqtare eshte qe merret me civile dhe nje here ne vit nje jave ne vit bejne masa sigurimi. Kallezuesi e pyet nese dhe keta dashkan milioneshin Beti pergjigjet Po normal secili do nje kafe kshu nuk behet puna asnjehere. Puna duhet te jete ne menyre jo kontradiktore pra ... oficeri te pershtasi si prokurori dhe kur ti shkoje shefit te marre te njejtin vendim nuk duhet te jete ... se atehere behet lemsh. Pas shqetesimit te Zenelit nese prokurori do te mbetej i kenaqur me shumen prej 500 mije lekesh Beti pergjigjet se nuk ishte ceshtja aty Detyrimi im eshte kjo qe ceshtja penale e juaja te pushoje. Ky eshte detyrimi im dakord pa asnje lloj shqetesimi pa asnje lloj. Frikes se kallezimtarit se shuma e te hollave mund te ishte e pakte krahasuar me shifrat qe Beti kishte permendur gjate gjithe bisedes ky i fundit i pergjigjet se ato jane ceshtje te tjera dhe se masa e denimit per to ishte me e larte prandaj nuk kishte pse te shqetesohej. Po ashtu i shpjegoi se puna ishte e lidhur dhe se ne prokurori ...ke nje prokuror ke nje oficer ke nje zevendesprokuror qe i mbulon keta te dy. I pyetur nese i marrin leket te tre Beti thote Po i ndajne bashke me njeri-tjetrin. Me pas Beti tregon se e marrin ne telefon nga prokuroria per shkak te lekeve por edhe se mendojne se ai Hysniu nuk po vjen. Pas numerimit te shumes qe Zeneli i dorezon Betit ky i fundit i thote qe pas kesaj shume mbetet vetem kafja e tij. I pyetur nese e gjithe kjo shume e dorezuar deri tani pra 350 mije leke do te shkonte tek gjyqtari dhe prokurori i ceshtjes Beti thote Po nje miliard perqind nje miliard per qind ti heq qafe ata qe une e ti pa merak pa car b.... Pas kesaj Zeneli konstaton se nje e bertitur ne polici i kishte kushtuar deri ne ate moment 500 mije leke. Ne momentin e dorezimit te 200 mije lekeve hetuesit e Policise se Tiranes kane nderhyre ne kushtet e flagrances duke kryer kapjen e Betit. Nga kontrolli i ushtruar iu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale shuma 200 mije leke te reja qe e kishte marre pak minuta me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›