E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Veselit policia Jemi drejt zbardhjes

/ /

KUKES - Kemi bere hapa konkrete ne zbulimin e ngjarjes por per efekt hetimi nuk mund te publikojme asgje. Keshtu ka deklaruar njeri prej drejtuesve te larte te Policise se Shtetit qe po merret bashke me nje grup ekspertesh te Krimeve te Renda dhe policise se Kukesit me hetimin e vrasjes se kryekomunarit Remzi Veseli. Pas tri diteve pune me ne fund pohohet dicka konkrete. Dite me pare policia kishte deklaruar se nuk ka piste as autor te identifikuar per vrasjen e kryetarit te komunes Terthore Remzi Veseli. Me grupin e eksperteve ka zhvilluar nje takim te zgjeruar edhe nendrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Agron Kulici i cili pritet te qendroje per disa dite ne Kukes ne krye te hetimeve. Nderkohe ka vijuar marrja ne pyetje e shume te afermve dhe banoreve te komunes te cilet pas deshmive jane lene te lire. Gjate mesdites se djeshme eshte mbajtur mbledhja e pare e Keshillit te Qarkut te Kukesit pa pranine e njerit prej anetareve te tij pikerisht 40-vjecarit qe u ekzekutua te henen ne deren e shtepise. Veseli ishte keshilltar prej 6 vitesh ne kete keshill. Keshilltaret me shumice absolute nga PD-ja kane mbajtur nje minute heshtje ne nderim te Veselit. Me pas kryetari i Keshillit te Qarkut Shefqet Bruka mori fjalen duke deklaruar se Vrasja e Remzi Veselit eshte nje akt kriminal. Ne kerkojme nga organet ligjzbatuese qe te zbulojne kete dore kriminale qe ndau nga ne Veselin. Kjo ngjarje eshte shume e rende. Ne si Keshill Qarku inkurajojme policine prokurorine dhe te gjithe organet qe te zbardhin kete ngjarje sa me pare. Edhe gjate dites se djeshme dyert e komunes Terthore kane qendruar te mbyllura. Vetem te henen pritet qe te vendoset hapja e saj per te vazhduar procedurat e zakonshme. Remzi Veseli u qellua per vdekje ndersa hynte ne shtepi mbremjen e 25 tetorit. Autori e ka qelluar ne prite ndersa nuk ka pasur ne ate ore te vone te ngjarjes asnje deshmitar qe te dallonte personin i cili goditi me 3 plumba pistolete 40-vjecarin. Grupi hetimor po punon ne dy pista ate te vrasjes per shkak te detyres dhe per ndonje konflikt qe ai ka pasur per ceshtje personale. Megjithate nuk perjashtohet se nje grindje nisur nga fakti se eshte pozicion publik te kete provokuar dhe atentatin. Pritet qe shume shpejt te dalin ne drite emrat e autoreve qe shkaktuan krimin me te rende ne Kukes te viteve te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›