E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe pranga dy autoreve te nje vrasjeje

Tre muaj pas vrasjes së 17 vjeçarit Daniel Bardhoci dhe plagosjes se Osvaldo Markut 19 vjeç nga Kallmeti i Lezhës, policia ka mundur të vërë në pranga dy autorët e fundit të këtij krimi.
Gjatë një operacioni të uniformave blu të drejtorisë së policisë në Lezhë u arrestuan Evaristo Marashit 19 vjeç nga fshati Markatomaj dhe Aleksandër Sallukut 32 vjeç nga Blinishti, të cilët janë cilësuar nga policia si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Vrasja e të riut Daniel Bardhoci ndodhi pasditen e 4 shtatorit në fshatin Blinisht të Lezhës, pas një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve të rinjsh nga fshatrat e Kallmetit dhe Blinishtit. Sherri mes këtyre dy grupeve kishte nisur me herët se të ndodhte krimi, dhe kishte patur si motiv një grindje të momentit mes tyre e ndodhur në fshatin Kallmet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›