E Diel, 1 Nëntor 2026

Din Abazi: Gabimet mjekësore, jo të ndiqen penalisht

Për prangosjen e tre mjekëve kohët e fundit në qytetin e Durrësit dhe të Lezhës ka reaguar edhe Urdhëri i Mjekut.

Presidenti i këtij urdhëri, Din Abazi, u shpreh se institucioni i tij ka kryer hetimet për tre mjekët e arrestuar dhe deklaron se nuk bëhet fjalë për mjekim të pakujdeshëm, por për gabim mjekësor.

Ai i cilëson këto veprime të nxituara, ndërkohë që akuzat e ngrituara ndaj tyre nuk janë vërtetuar.
 

Më tej Abazi u shpreh se veprime të tilla nuk i bëjnë aspak mirë sistemit shëndetësor, përkundrazi zbehin dhe ulin besimin e qytetarëve ndaj bluzave të bardha dhe vetë sistemit në tërësi.

Presidetni i urdhërit të mjekut Din Abazi, shprehet se nëse prokuroria do të kërkojë gjykimin profesional të specialistëve të udhërit të mjekut, ata do të jenë në dispozicion të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›