Kroaci, lirohet ish kryeministri

Ish- kryeministri kroat, Ivo Sanader, i cili akuzohet për korrupsion është liruar nga paraburgimi ku vuante dënimin prej më shumë se një viti.
Ivo Sanaderu lirua sot pasi e pagoi një shumë prej 2.1 milionë dollarë.
Ai duhet të qëndrojë në Zagreb dhe të dorëzojë pasaportën e tij tek autoritetet. Ekstradimi i tij në Kroaci u bë në muajin korrik, pas arrestimit në Austri.
Ish-kryeministri është vetëdeklaruar jo fajtor për akuzat për korrupsion, abuzim me pushtetin, marrje të ryshfetit në marrëveshje multimilionë dollarëshe me një bankë austriake dhe një kompani hungareze të naftës.
Kroacia po ndërmerr hapa drejt frenimit të korrupsionit përpara se të bashkohet me BE-në në mes të vitit 2013.
Sanader shërbeu si kryeministër në vitet 2004-2009.