Gjelat e detit zbresin në fushën e betejës kokë më kokë
Simbolin e festave të fundvitit, gjelin e detit, jemi të mësuar ta shohim vetëm si të pjekur dhe të vendosur në tavolinën festive dhe asnjëherë duke u ndeshur. Por përpara se të ndodhë kjo, këta gjela ishin shfaqja e qindra spektatorëve, ku u ndeshën për minuta të tëra me njëri-tjetrin. Madje ai që ishte më i fortë, jo domosdoshmërisht më i shëndetshëm, fitoi edhe çmim simbolik.
Një nga viztorët e kësaj shfaqjeje shpendësh ministri i Buqësisë, Genc Ruli tha se banorët janë përpjekur të 4- fishojnë numrin e gjelave të detit duke e kthyer këtë zonë në një potencial për vendin tonë në mbarështimin e tyre.
Ky panair, i veçantë në llojin e tij, synon të kthehet në një traditë për qytetin e Peqinit. Ai zhvillohet në fshatin Pajovë dhe nuk është vetëm një moment zbavitës për të pransihmit pasi banorët e Peqinit apo qyteteve të tjera përreth fillojnë të mendojnë për blerjet, pse jo duke patur në tryezën e Viti të Ri gjelin e panairit.