Shërbimi i infermierisë në zonat rurale në grahmat e fundit

Shërbimi i infermierisë në zonat rurale të vendit është në grahmat e fundit. Urdhri i Infermierit jep alarmin për braktisjen e e vendit të punës që po bëjnë infermierët duke lënë pa shërbim mijëra qytetarë.
Kryetari i Urdhrit të Infermierit Sabri Skënderi deklaroi se braktisja e vendit të punës është më e theksuar sidomos në ambulancat e fshatrave dhe do të kërkohet të merren masa të rrepta. Sipas Skënderit pikërisht për këtë sfidat për 2012 janë pikërisht kënaqësia e klientëve dhe kjo vjen duke zbatuar etikën.
Zv.ministri i shëndetësisë Albert Gajo pjesëmarrës në këtë aktivitet deklaroi reforma shëndetësore ka nevojë fillimisht për mbështetje politike dhe financiare.
Sistemi shëndetësor në vend prej kohësh është në një reformim të thellë.