E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo – Shkumbini, luftë në dy fronte

www.albania-sport.com - Falë dy penalltive të realizuara nga sulmuesi Endri Bakiu, Shkumbini arriti të përmbysë dizavantazhin 0-1 me Dinamon (shnëoi Kuli), duke fituar 2-1 sfidën e parë çerekfinale të Kupës, fitorja dytë e peqinasve të trajnerit Përparim Daiut, duke futur në këtë statistike dhe fitoren 4-0 në kampionat, ndaj skuadrës që ka titullin kampion në xhep.

Dinamo, 17 herë kampione, e ka bërë të qartë se synon të dyja trofetë në edicionin që përkon me 60-vjetorin e themelimit të klubit të Ministrisë së Brendshme, e ku për herë të fundit “dopjeta blu” ka ndodhur në vitin 1990, kur ka pasur në krye ish-trajnerin e Partizanit e të Kombëtares, Bejkush Birçe, teksa në finale mundi Flamurtarin, fituesen aktuale në fuqi të kupës.

Presidentit Besnik Sulaj, biznesmeni i njohur që financon Dinamon nga viti 1999, e që ka fituar dy kampionate (2001-2002 dhe 2007-2008), duket se fitimi për herë të parë të kupës i jep një shije të veçantë, teksa për herë të fundit (2003), Dinamo e ka fituar nën “regjinë” e ish-presidentit Mihal Delijorgji.

Nga kampi blu është përgatitur edhe “çek” në rast kualifikimi me peqinasit, çka do të thoshte për Dinamon pjesëmarrja për herë të 31-të në gjysmëfinale.

Shkumbini është skuadra e vetme që kryesuesit absolutë të kampionatit kanë bilanc negativ, duke i llogaritur ndeshjet në dy kompeticionet: tre ndeshje; dy fitore Shkumbini, një fitore Dinamo.

Mesfushori gjirokastrit i Shkumbini, Fejzo Shenaj, flet me nota optimiste: “Kemi përpara një sfidë, por që mund ta kalojmë me sukses”. Shkumbini edhe sezonin e kaluar arriti të kalojë në gjysmëfinale të Kupës.

Gjithsesi, në takimin e kthimit në “Qemal Stafa” (ora 13:30), Dinamos i mjafton edhe një fitore minimale 1-0 për të kaluar për herë të 31-të midis katër më të mirave të kupës, ndërkohë që Shkumbini duhet të luftojë fort për të fiksuar barazimin apo të paktën një humbje 2-1 për të kaluar në kohën shtesë. Në ndeshjen e tyre në kampionat të luajtur në kryeqytetet Dinamo fitoi 2-1 me Shkumbinin.

KUPA E SHQIPËRISË
ÇEREKFINALET
Ndeshje e parë
Shkumbini –Dinamo 2-1
E mërkurë, 24 shkurt 2010
Shënues: Endri Bakiu 65’ (p) e 77’(p)/ Bekim Kuli 55’

Ndeshje a kthimit
Dinamo-Shkumbini (13:30)
E martë, 16 mars 2010
Stadiumi “Qemal Stafa”

RRUGA E DINAMOS
Në turin e parë, Dinamo u Muçës u kualifikua pas dy fitoreve me Mamurrasin (3-2, 2-0) të Kategorinë e Dytë. Në turin e dytë eliminoi Bylisin: humbi 1-0 në Ballsh dhe fitoi 3-0 në Tiranë. Në ndeshjen e parë çerekfinale humbi 2-1 kundër Shkumbinit në Peqin.

DINAMO
Pjesëmarrëse: 52 edicione
Në çerekfinale: 44 herë
Në gjysmëfinale: 30 herë
Në finale: 18 herë
Fituese: 13 herë
Finale të humbura: 5 herë


RRUGA E SHKUMBINIT
Në turin e parë Shkumbini eliminoi Memaliaj e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 1-2 në Memaliaj dhe 1-0 në Peqin. Në turin e dytë eliminoi Kastriotin: barazoi 1-1 në Krujë dhe fitoi 1-0 në Peqin. Në ndeshjen e parë çerekfinale fitoi 2-1 kundër Dinamos.

SHKUMBINI
Pjesëmarrëse: në 21 edicione
Në çerekfinale: 10 herë
Në gjysmëfinale: 3 herë
Në finale: 0 herë
Fituese: 0 herë
Finale të humbura: 0 herë


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 15 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›