E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha, “tripleta” shqiptare e Interit

www.albania-sport.com - Ndërsa Interi i “madh” përgatitet të sfidojë Çelsin në “Stamford Brixh” në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve, skuadra zikaltër e paratërinjve, Allievi Nazionali, fitoi 8-0 kundër Olbias (java e 8-të e fazës së dytë) në ditën e verës, me një të veçantë “shqiptare”. Sulmuesi i Kombëtares U-17, Fabio Hoxha ishte autori i një triplete të bukur: 14’, 74’ dhe 79’, së cilës i ka bërë jehonë edhe faqja zyrtare e zikaltërve.

“Said, - shkruan Inter.it, - sulmoi nga e majta, pas disa driblimeve të bukura lëshoi një kros të ëmbël për Hoxhën, ky i fundit me një akrobaci e zhyti topin në rrjetë”. 1-0 për Interin. Goli i dytë i Fabios, sipas Inter.it, u realizua me një gjuajtje të fuqishëm tokazi brenda zonës, ndërkohë që sulmuesi shqiptar, ashtu siç hapi ndeshjen edhe e mbylli atë me një rrjetë të bukur, atë 8-0.

Skuadra e paratërinjve të Interit kryeson me 60 pikë pas 21 ndeshjesh (20 fitore, 1 humbje), ndërkohë që shqiptari Fabio Hoxha dhe ganezi Said Ahmed bashkëkryesojnë me nga 14 gola secili, duke realizuar të dy bashkë 28 nga 76 golat që ka realizuar skuadra në total.

Goli i pare i Fabio Hoxhes, 1-0

Goli i dyte i Fabio Hoxhes, 6-0

Goli i trete i Fabio Hoxhes, 8-0


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 15 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›