E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fernando Alonso fiton GP Bahrein

www.gazetaret.com - Fernando Alonso e nisi debutimin e tij me skuderinë Ferrari me një fitore të bukur në GP Bahrain. Spanjolli la pas shokun e tij të skuadrës, Felipe Massa dhe pilotin e McLaren, Lewis Hamilton.

Dopjeta e fundit e “Cavallinos” në fillim të një sezoni daton në vitin 2004 në GP Australia kur në skuderinë e italiane pilotë ishin Michael Schumacher dhe Rubens Barrichello.

Sebastian Vettel, fituesi i pole position, kryesoi për një kohë të gjatë, por për probleme mekanike në makinë u kënaq me vendin e katërt.

Në vendin e pesë dhe të gjashtë u renditën dy pilotët e Mercedes GP, Nico Rosberg dhe Michael Schumacher.

Pilotet piket
1 F Alonso 25
2 F Massa 18
3 L Hamilton 15
4 S Vettel 12
5 N Rosberg 10
6 M Schumacher 8
7 J Button 6
8 M Webber 4
9 V Liuzzi 2
10 R Barrichello 1

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 14 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›