Dinamo, vatër e sigurt e sëmundjeve
Edhe pse jo më shumë se dje pranie e inspektorëve e vendosja e dy gjobave qesharake nga ministria e bujqësisë e instancat e tjera që merren me sigurinë ushqimore pikërisht në tregun e uzinës dinamo u lakua si një lajm interesant keqardhja
e instancave ligjore është e tejskajshme. Vetëm dy gjoba nga 5000 lekë...fatkeqësi e madhe për tregtarët të cilët mbushin xhepat e llogaritë bankare me rrezikun e sigurt për stomakët tanë...
Mundësia për tu sëmurur jo vetëm nga sëmundjet infektive por edhe nga alergji e nga helmime serioze në tregun e uzinës dinamo është 100 për 100 e pranishme dhe pothuajse e sigurt. Plehrat e hedhura vend e pa vend e higjiena skandaloze e produkteve që shiten në mes të diellit e zhulit janë e vërteta e madhe për palo-inspektorët disa prej të cilëve joshen me një shuk të madh me para që u jepet fshehurazi në brendësi të markatos së vjetër ku era e perimeve të kalbura përzihet me erën e mykut të godinës shumëvjeçare. Ndërkohë që Tirana sa vjen e ngjishet me popullsi të re, duket se fuqia e tregut e tejkalon seriozitetin e shtetit që pretendon se po rrit standardet. Kuptohet që në këtë mes, standardi i vërtetë nuk është tek banaqet dhe llamarinat, por tek mënyra sesi ruhen produktet ushqimore dhe si garantohet cilësia e mallit. Dhe jo rrallë herë në tregjet e Tiranës mund të gjesh bashkë njësoj si 10-15 vjet të shkuara, rroba të vjetra dhe mish, peshk dhe fruta-perime, këpucë dhe bulmet. Që të bësh pazar pranë tregut të uzinës dinamo duhet të matesh mirë, pasi stomakët e dobëta janë të parat që e pësojnë. Masa më e mirë praktike para se të futesh në markatën ku tregtohet mish i gjithëllojshëm, është të zësh hundët me duar. Në mure mbizotëron ngjyra herë e kuqe dhe herë e kuqërremtë e gjakut të bagëtive, në varësi të kohës që ka aty. Kur pyesim nëse është mish i kontrolluar, që të gjithë përgjigjen se vjen çdo ditë veterineri i bashkisë dhe vendos vulën përkatëse. Ndoshta mishi nuk ka të sharë por kur vjen puna e higjienës, në këtë merkaton është një makth i vërtetë. Pisllëku këtu blihet goxha shtrenjtë. Askush përveç kasapëve të mësuar nuk mund të qëndrojë shumë gjatë në këtë vend ku edhe vetë kafshët ndoshta do kishin ngordhur nga duhma e rëndë, para se të thereshin. Përtej problemeve te gjithë pranuara për kushtet e munguara frigoriferike dhe higjieno sanitare te mallrave ushqimore, ekziston një renditje tregjesh në kategorinë e skandalozes. Kështu në tregun e ish Uzinës Dinamo, ndonëse i destinuar për fruta-perime, persona të ndryshëm duke përfituar nga klientela e sigurt, nuk kanë ngurruar që të vendosin tezga duke afishuar në vende më të dukshme mish, sallam dhe nënprodukte të qumështit.
Kushtet skandaloze
Pavarësisht se janë jashtë kushteve higjieno-sanitare, konsumatorët mbushin qeskat duke synuar të kapin qofte edhe një 10 lekësh më pak se në supermarkete. Vijmë këtu se është shumë më lirë se në çdo treg tjetër, jemi dy pensionistë paratë nuk na dalin as për ilaçe, e di që këtu çdo gjë shitet jashtë çdo standardi por varfëria e goja qenkan të liga çtë bëjmë, nuk e ble dot një kg mish 7000 lekë në dyqan, shprehet një grua e moshuar, duke shtuar se do ta ziejë shumë mishin që të mos marrë ndonjë sëmundje. Në fund, pas një dite zallamahie e pisllëku, e gjithë tregtia përzihet në menynë Tezgat në gjendje skandaloze, ku varen minj e mace e jo vetëm merimanga qëndrojnë mbi produktet ushqimore të qumështit që shiten pothuajse në mes të rrugës. Për mos të përmendur produktet e mishit që kushedi se që kur kanë të varura në mbajtëset e hekurta të pakontrolluara e që nga temperaturat e larta lëshojnë lëndë ndryshku pikërisht në kofshët e mëdha të bagëtive të therura. e konsumatorëve, që në jo pak raste përfundojnë në repartin e toksikologjisë si të helmuar për më tepër në këto ditë të nxehta vere. Sepse gjithçka vjen nga stomaku... Përtej problemeve për kushtet e munguara frigoriferike dhe higjienosanitare të mallrave ushqimore, ekziston një renditje tregjesh në kategorinë e skandalozes. Por vendin e parë e fiton padyshim tregu tek ish Uzina Dinamo. Edhe pse jetojmë në metropolin e çudirave të mëdha, aty ku shalqini mund të kthehet edhe në figurë interesante artistike, institucione që duhet të kontrollojnë, ka shumë por asnjë që e nis dhe e çon deri në fund e vetmja që mbetet është shpresa se një ditë të paktën metropoli do të bëhet me një thertore moderne... Vapa nuk është shqetësuese vetëm për personat që vuajnë nga hipertensioni dhe problemet kardiake. Temperaturat e larta ndikojnë drejtpërdrejtë në shpërbërjen e ingredientëve të produkteve ushqimore, qofshin edhe të paketuara. Pavarësisht se data e skadencës mund të jetë në rregull, nëse çokollatat, akulloret, biskotat, apo në rastet më banale qumështi, djathi, gjiza, apo edhe peshku mishi e produktet e tjera që kanë në përbërje vezë, janë lehtësisht të prekura nga prishja. Kjo sipas specialistëve shkakton probleme të shumta në shëndet, pasi mjafton një dyditësh ngrirje-shkrirje në diellin e plazhit, që produkte të tilla jo vetëm të humbin vlerat ushqyese, por edhe të jenë të rrezikshme. Ajo çfarë ofrojnë tregjet tona e pikërisht tregu më i madh në kryeqytet janë produkte që mund të shkatërrojnë stomakun dhe të rrezikojnë jetën seriozisht. Kjo është gjendja në ditët kur më shumë se kurrë, flasim për standarde evropiane. Nga të gjitha gjasat, e vetmja gjë që punon në tregjet tona, është tik-taku i një mine ushqimore me sahat, që nuk dihet se kur do të shpërthejë.
Tregu i madh, minë me sahat që mund të shpërthejë nga çast në çast
Këtu tregtohet gjithçka, sapo hyn si për ironi të fatit në një minikioskë të stisur enkas për tu shuar etjen e urinë tregtarëve që djersitin e nxitojnë, valëviten tre flamuj kombëtarë të vendosur çrregullt njëri nga tjetri. Kjo vetëm sa për fillim, si për tu dalluar që jemi në tregun e uzinës dinamo aty ku peshku shitet në frigoriferët e akulloreve e fshesat e bëra me dorë të vendosura mbi ...fuçitë e hapura të djathit... ky është tregu i të gjithëve bashko të pasur e të varfër...tregu i uzinës dinamo ...mina ushqimore me sahat që mund të shpërthejë nga çasti në çast.
Kontrollet e higjienës, fantazma që enden në erë në tregun e madh
Gjullurdia e tregut të madh tek uzina dinamo është nga më çudibërëset...duke filluar që tek Kontrrollet e higjienës, të cilat janë vetëm fantazma që enden në erë. Institucionet e kontrolleve janë shumë por asnjë që e nis punën nuk e çon deri në fund atë. E vetmja që mbetet është shpresa se një ditë të paktën metropoli Tiranas do të bëhet me një treg normal si në të gjitha vendet e tjera e gjithashtu do të jetë i syrvejuar edhe me kontrolle të vërteta e me inspektorë të aftë...
Tregtarët në skamje dhe kushte mizerabël, transporti i ushqimeve me karroca
Ky që shihni është një prej tregtarëve as më shumë e as më pak por një prej dhjetëra fshatarëve të ardhur nga zonat rurale të kryeqytetit që transporton për tregtarët e tregut fruta e perimeve nga shtëpia e tij. Udhëton për disa orë më radhë me këtë karrocë ordinere e kur mbërrin në treg një pjesë e perimeve i është prishur, por edhe kështu në këto kushte skandaloze me këtë karrocë ordinere dore përpiqet e sakrifikon të mbajë familjen e tij gjallë...
Reklamimi i bulmetit të freskët, mes mizave dhe pisllëkut
Në tregun e madh të uzinës dinamo mund të gjesh të gjitha produktet e qumështit me një çmim tepër të leverdishëm, në krahasim me tregjet e tjera apo me dyqanet në kryeqytet, por e keqja më e madhe është se në çdo rast, e në çdo tezgë janë të pranishme mizat e insektet e tjera të cilat edhe gjatë blerjes së produktit mund ti gjesh aksidentalisht brenda në bylmet...
Frigoriferët dalin jashtë përdorimi për tregtimin e mishit
Produktet e mishit, edhe pse shiten në kushte skandaloze mu në cep të rrugës të pa ngrira e në higjienë e cila lë shumë për të dëshiruar sërish janë më të preferuarat pasi çmimi i tyre është më i liri në të gjitha tregjet apo dyqa