Ndërhyrjet në buxhet rrezikojnë ekonominë
dhe një pakësim në të ardhurat nga politikat fiskale. Ndryshimet e mundshme sipas ish-ministrit të Financave Anastas Angjeli do të pasqyrojnë disa rreziqe me të cilat mund të ballafaqohet buxheti i këtij viti. Arsyeja më kryesore është mungesa në të ardhurat buxhetore që është e lidhur drejtpërsëdrejti me dy elementë: Me elementin e trajnimit dhe tkurrjes së rritjes ekonomike dhe me një apati te administratës fiskale në mbledhjen e të ardhurave, u shpreh Angjeli. Qeveria ka përgatitur një plan për shkurtimin e investimeve 25 për qind për të ulur borxhin publik, por nga ana tjetër ka nisur rritjen e pensioneve dhe pritet edhe një rritje a pagave. Ish-ministri i Financave, Angjeli thotë se ky nuk është skenari më i mirë pasi frenohet rritja ekonomike. Së pari do të ketë një ndikim negativ në investime, për rrjedhoje edhe në rritjen ekonomike, së dyti do të ketë një ndikim në uljen e të ardhurave dhe të mendosh që të ulesh të ardhurat, pavarësisht nga një skenar tejet optimist që kishte parashikuar qeveria që nuk është më i përshtatshmi, u shpreh Angjeli. Ish-ministri socialist thotë se debati për buxheti është zhgënjyes edhe për shkak të krizës politike. Ai këshillon qeverinë të zgjerojë spektrin e politikave te saj. Gara që shpallet gjithnjë për realizim apo mosrealizim të treguesve duhet të fokusohet në një harmonizim të politikave ekonomike me ato financiare, në një prononcim të prioriteteve dhe objektivave të qarta, tha Angjeli.
Stabilizohet euro, leku fiton pikë ndaj dollarit
Euro fiksohet në kuotat në 136.8 në blerje dhe 137. 1 në shitje kundrejt lekut, ndërkohë që dollari amerikan ka humbur disa pikë. Sipas kursit të këmbimit dollari ka pësuar një rënie të ndjeshme prej rreth 2 pikësh. Nga ana tjetër sipas bankës së Shqipërisë euro ka fituar 0.26 pikë kundrejt monedhës tonë kombëtare. Në agjencitë valutore monedha amerikane është blerë me 109. 49 lekë dhe është shitur me 109.4 lekë. Një javë më parë dollari amerikan ishte në nivelin e 111.5 lekëve, ndërsa euro në kuotën e 136 lekëve. Vitin e shkuar monedha e përbashkët Evropiane pësoi një rënie për shkak të remitancave. Ndërkohë që gjatë kësaj vere zhvlerësimit euros ndaj lekut pritet të jetë në kuota më të ulëta pasi edhe parashikimet për dërgesat e emigrantëve janë më të zymta për shkak të krizës globale dhe gjendjes së vështirë ekonomike të Greqi nga ku vinin më shumë euro.
Tregjet mbyllen me fitim
Aksionet evropiane kanë vijuar rritjen e nisur dy ditë më parë duke iu rikthyer fitimeve pas tre humbjeve radhazi. Sipas agjencive ndërkombëtare parashikimi mesatar për nivelin e punësimit në sektorin jobujqësor tregon humbjen e 110 mijë vendeve të punës në qershor, krahasuar me fitimin e 431 mijë vendeve muajin paraardhës. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,6 për qind të premten dhe vijoi me të njëjtin ritëm edhe gjatë së shtunës, në kuotën 975,41 pikë. Minierat u rritën, pas përfundimit të debateve në Australi mbi taksën mbi këtë sektor. Anglo American, Antofagasta, BHP Billington, Rio Tinto dhe Xstrata u rritën nga 1,3 në 2,9 për qind. Vendimi për minierat në Australi do tu sigurojë fitime minierave, por duke e lënë mënjanë këtë fakt investitorët do të mbeten në pritje të shifrave amerikane të punësimit, thotë Justin Urquhart Steëart, drejtor në kompaninë Seven Investment Management. Tregut i hyri frika (nga shifrat e publikuara një ditë më parë) dhe nuk mendoj se investitorët do të duan të ndërmarrin ndonjë pozicion me peshë përpara publikimit të shifrave që priten nga SHBA, shton ai.
Stoqet amerikane në pikatë që të enjten
Stoqet amerikanë janë mbyllur me humbje edhe të shtunën. Tregut të punës dhe të prodhimit e rritën frikën për një recesion të dyfishtë, përpara raportimit të shifrave zyrtare të punësimit këtë të premte. Indeksi mesatar industrial Doë Jones ra 0,42 për qind, indeksi S&P 500 ra 0,32 për qind dhe indeksi i përbërë Nasdaq ra 0,37 për qind. U duk sikur vëmendja e investitorëve u largua nga shqetësimet e borxhit të eurozonës dhe kaloi tek të dhënat ekonomike amerikane, që tregonin se mëkëmbja po ngadalësohej. Ndërkohë, euro u rrit 0,2 për qind ndaj dollarit amerikan. Kompanitë minerare të arit ishin ndër ato që u goditën më rëndë të enjten, pasi kishin qenë ndër sektorët e pakët të fortë në tremujorin e dytë, dhe kjo ndodhi pasi ra çmimi i arit. Aksionet e listuara në SHBA të Barrick Gold ranë 5,2 për qind, ndërsa NeëMont Mining ra 4,5 për qind. Indeksi i sektorit të ar-argjendit PHLX ra 4,4 për qind.